Ju ftojmë që të merrni pjesë më 3 dhe 4 prill në vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ambasadorit të SHBA-së, Michael Kirby dhe sekretarit shtetëror të Ministrisë së rinisë dhe sportit, Nenad Borovçanin, në Bujanoc dhe Preshevë.
Ju ftojmë që të merrni pjesë më 3 dhe 4 prill në vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ambasadorit të SHBA-së, Michael Kirby dhe sekretarit shtetëror të Ministrisë së rinisë dhe sportit, Nenad Borovçanin, në Bujanoc dhe Preshevë. Është paraparë që pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet publike të jenë edhe përfaqësuesit e USAID-it si dhe kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc.
Në ditën e parë të vizitës më 3 prill, është paraparë vizita në ndërmarrjen “Agro-Adria” në Bujanoc, tryeza e rrumbullakët me liderët e rinj të përzgjedhur në jugun e Sërbisë si dhe vizita në ndërmarrjen “Nura-Plast” në Preshevë.
13:00 – 13:50 – vizita në ndërmarrjen “Agro-Adria” Bujanoc (Tërnoc i Madh), pas përfundimit të vizitës janë të parapara deklaratat për media.
14:00 – 15:00 – tryeza e rrumbullakët me liderët e rinj të përzgjedhur në jugun e Sërbisë, hotel “Rozafa” në Bujanoc, e përcjellur nga kamerat, mirëpo nuk janë të parapara deklaratat për media.
16:30 – vizita në ndërmarrjen “Nura Plast” në Preshevë (rruga “15 Nëntori”). Pas përfundimit të vizitës janë paraparë deklaratat për media.
Në ditën e dytë të vizitës më 4 prill do të organizohet një tryezë e rrumbullakët
11:00 – 13:30 – tryeza e rrumbullakët me temën “Me dialog kundër stereotipit – të gjithë jemi të njejtë” (Shtëpia e kulturës në Bujanoc) nën organizimin e Qendrës për demokraci dhe zhvillim të jugut të Sërbisë, pjesëmarrësit: kryetari i Trupit Koordinues profesor Zoran Stankoviq, ambasadori i SHBA-së Michael Kirby, koordinatori i përhershëm i OKB në Sërbi, Ëilliam Infante, ministri pa resor Sulejman Uglanin, sekretari shtetëror i Ministrisë së rinisë dhe sportit, Borovçanin dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arfi.
13:30- janë paraparë deklaratat për media me pjesëmarrësit e këtij takimi.











