PAJISJE SHKOLLORE PA PAGESË PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË
BEOGRAD, 30 GUSHT 2013. – Të hënën, me 2 shtator, nëntëqind nxënës të klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin pajisje shkollore me vlerë prej 804.602,40 dinarë.
PAJISJE SHKOLLORE PA PAGESË PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË
BEOGRAD, 30 GUSHT 2013. – Të hënën, me 2 shtator, nëntëqind nxënës të klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin pajisje shkollore me vlerë prej 804.602,40 dinarë. Donacioni është siguruar nga ana e Trupit Koordinues për këto tri komuna. Pajisjet shkollore të kompletuara përmbajn qantë të shkollës, tri fletore, bllok vizatimi, vizore, ngjyra të drurit, numëratore, gdhendëse,goma, lapsa dhe stilolapsa. Vlera e një kompleti është 804,60 dinarë.
Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq sëbashku me kryetarët e komunave do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollat fillore “9 maji” në Preshevë, dhe “Vuk Karagjiq” dhe “ Desanka Maksimoviq” në Bujanoc. Nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikalloviq sëbashku me kryetarin e komunës së Medvegjës do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollën fillore “Jabllanica e Epërme”.
Plani i vizitës:
11:00 SH.F. „Jabllanica e Epërme“, Medvegjë;
11:30 SH.F. „9.maji“ , Leran, Preshevë;
12 :30 SH.F. „Desanka Maksimoviq“, Bilaq, Bujanoc;
13 :30 SH.F. „Vuk Karagjiq“ , Levosoj, Bujanoc.
Të martën, më 03. shtator, nga ora 09:45 deri në 10:30, kryetari i Trupit Koordinues dhe E.T. Mehmet Kemal Bozai do të takohen në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc
Ju ftojmë që të përcillni ngjarjet të cilët i organizon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të hënë me 02 dhe të martën me 03. shtator 2013.











