Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave – Asociacioni i Qyteteve dhe Bashkive të Serbisë ka shpallur ftesë për dorëzimin për propozim projekteve në kuadrin e Programit "Mbështetja e BE-së për Përfshirjen e Romëve – Fuqizimi i Komuniteteve Lokale për Përfshirjen e Romëve"…
Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave – Asociacioni i Qyteteve dhe Bashkive të Serbisë ka shpallur ftesë për dorëzimin për propozim projekteve në kuadrin e Programit "Mbështetja e BE-së për Përfshirjen e Romëve – Fuqizimi i Komuniteteve Lokale për Përfshirjen e Romëve", financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA 2016 – Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit II (IPA II), dhe i cili realizohet nga Konferenca e Përhershme e Qyteteve Komunale – Shoqata e Qyteteve dhe Komunave të Serbisë.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje për propozime është:
Forcimi i pozitës së popullatës rome në komunitetet lokale nëpërmjet zbatimit të masave strategjike prioritare kombëtare dhe lokale.
Objekt(ivat) specifike të kësaj thirrjeje për dorëzimin e propozimit të projektit janë:
1. Përmirësimi i statusit social dhe ekonomik të popullsisë rome përmes aktiviteteve të punësimit të kryera nga komunitetet lokale.
2. Mbështja aktiviteteve që synojnë luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë së popullsisë rome.
Udhëzimet për aplikantët dhe të gjitha dokumentet mbështetëse në gjuhën angleze, serbe dhe rome mund të shkarkohen në http://www.skgo.org/strane/337
Konceptet e projekt propozimeve duhen dorëzuar në gjuhën angleze, ndërsa formulari i plotë i aplikimit mund të dorëzohet në gjuhën angleze ose serbe.
Përkthimi i dokumentacionit të projektit në gjuhën rome është me karakter informativ dhe nuk përdoret për plotësimin.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 18 shkurt 2019.
Burimi: Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave dhe Trupi Koordinues











