27.12.2025.

FILLOI APLIKIMI PËR 16,000 DINARËT E PARE

  • In Lajme
  • 2. March 2021.
  • 56 Views
FILLOI APLIKIMI  PËR 16,000 DINARËT E PARE

Aplikimi i punëdhënësve për marrjen e gjysmës së pagës minimale për muajin mars  në shumën prej rreth 16,000 dinarëve filloi sot dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, dhe ato para do të paguhen më 8 prill.

Aplikimi i punëdhënësve për marrjen e gjysmës së pagës minimale për muajin mars  në shumën prej rreth 16,000 dinarëve filloi sot dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, dhe ato para do të paguhen më 8 prill.

Punëdhënësit do të aplikojnë për këtë lloj ndihme çdo muaj pra në prill dhe maj, duke plotësuar një formular të thjeshtë në portalin e Administratës tatimore.

Gjegjësisht për të marrë atë lloj ndihme nga shteti, ndërmarrjet nuk kanë të drejtë të pushojnë nga puna më shumë se 10 përqind të punonjësve tre muaj pas pagesës së fundit. Gjithashtu, ata që marrin ndihmën nuk kanë të drejtë të paguajnë dividentin.

Pagesa e ndihmës i referohet sipërmarrësve, ndërmarrjeve të vogla të mesme dhe të mëdha. Kjo mbështetje praktikisht "mbulon" pagat për mars, prill dhe maj dhe kompanitë do të marrin gjithsej rreth 48,000 dinarë për secilin punëtor, dmth tri herë rreth 16.000, që është gjysma e pagës minimale në Serbi.

Më parë u tha se një total prej rreth 1.4 milion punëtorë do të marrin mbështetje financiare të gjysmës së minimumit, nga të cilat 300.000 janë të punësuar në kompani të mëdha.

Kjo ndihmë paguhet në bazë të paketës së tretë të ndihmës.

Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi këtë paketë masash për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët më 11 shkurt dhe arrin në 249.4 miliardë dinarë.

Burimi:Blic, Novosti, Srbia danas, OK Radio dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака