Ambasadori i federatës Ruse në Serbi Aleksandër Konuzin dhe kryetari i Leskocit Sllobodan Kociq shënuan fillimin e ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit në Leskoc.
Ambasadori i federatës Ruse në Serbi Aleksandër Konuzin dhe kryetari i Leskocit Sllobodan Kociq shënuan fillimin e ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit në Leskoc.
Jugrorosgas në shtator të vitit 2010 ka filluar ndërtimin e një pjese të rrjetit të gazit Nish – Leskoc , rrespektivisht tubacionit të gazit MG11 Nish – Leskoc – Vraj.
Për ndërtimin e tubacionit në Leskoc te ngrohjes qëndrore dhe projekteve tjera jan planifikuar investime rreth 225.000 euro. Në fazën e parë do të ndërtohet rrjeti me një gjatsi prej 57 kilometra dhe do të lidhen shum konsumatorë industrial, ndërsa afati i caktuar është 2.5 muaj.
Ambasadori Konuzin dhe kryetari i Leskocit Sllobodan Kociq kan potencuar që me ndërtimin e plotë të rrjetit shpërndarës të gazit do të kontribuojë në krijimin e impianteve të reja industriale dhe fabrikave të cilët do të përshpejtojnë zhvillimin e Leskocit dhe tërë Jugut të Serbisë.










