Bujanoc – Në festivalin dyditor të minibasketit të titulluar me emirn “T`i ruajm fëmijët”, i cili këtë vikend u mbajt në Bujanoc dhe në të cilin morrën pjesë rreth 400 basketbollistë të rinj nga të gjitha pjesët e Serbisë, si dhe nga Maqedonia dhe Republika Serbe.

Turnet u mbajtën në sallën sportive “Mlladost”, si dhe në sallën e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.
Festivali i minibasketit është mbajt në ditën e parë, mbas saj është luajtur mini-turneu për pioneret, ndërsa turneu për djelmoshat pionerë është mbajtur ditën e dytë.
„Ka shumë ekipe të mira, ndeshjet janë të mira, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja është se fëmijët shoqërohen dhe garojnë“, ka thënë Zoran Kostadinoviq, trajner i klubit basketbollist „Aktavis“, nga Leskoci.
Ky ka qenë qëllimi i nikoqirëve dhe organizatorëve të manifestimit, klubit basketbollist “Play 017”, në të cilin ushtrojnë 200 pionerë dhe të rinjë, serb, shqiptar dhe rom.
„T`i tregojmë fëmijëve, jo vetëm me fjalë por edhe më vepra, se për neve janë më të rëndësishmit. T`i tregojmë se jemi gjithnjë më ta, sepse ata janë pasuria më e madhe e jona”, ka thënë Nenad Stajiq, trajner i klubit basketbollistik „Play 017“, në Bujanoc.
Sponzor i turneut ka qenë ambasada e SHBA-së në Beograd. Të gjithë basketbollistët kanë marrë medalje dhe mirënjohje, ndërsa të gjithë klubet kanë marrë kupa.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues