28.12.2025.

ËSHTË PUBLIKUAR ” DORACAKU PËR TË PUNËSUARIT – HAMANIZIMI I JETËS TË PUNËES DHE JETËS FAMILJARE”

  • In Lajme
  • 23. June 2020.
  • 95 Views
ËSHTË PUBLIKUAR ” DORACAKU PËR TË PUNËSUARIT – HAMANIZIMI I JETËS TË PUNËES DHE JETËS FAMILJARE”

Fondacioni "Ana dhe Vlade Divac" ka botuar një "Doracak për punonjësit – harmonizimi i punës dhe jetës familjare". Manuali ka për qëllim punonjësit që duan të njihen me të drejtat e tyre dhe dispozitat ligjore që i ndihmojnë ata të harmonizojnë detyrimet e tyre në familje dhe punë.

Doracaku është hartuar në kuadër të projektit "Të barabartë – Drejt vendosjes së barazisë gjinore duke harmonizuar jetën në punë dhe familje të të punësuarve", i cili po implementohet nga Kabineti i ministrit pa portofol përgjegjës për demografinë dhe politikën e popullsisë në partneritet me Fondacionin Ana dhe Vlade Divac. Projekti është duke u zbatuar me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian nga programi i Bashkimit Evropian "Të drejtat, barazia dhe shtetësia (2014-2020)".

Autori i doracakut është Dr. Bojan Urdareviq, profesor i së drejtës së punës në Fakultetin e Drejtësisë në Kragujevc dhe pajtues në Agjencinë e Republikës për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës.

Botimin "Doracaku për punonjësit – harmonizimi i jetës në punë dhe familje” mund ta shikoni në   http://jednaki.com/Prirucnik%20za%20zaposlene.pdf

Po përgatitet gjithashtu "Doracaku për punëdhënësit – harmonizimi punës dhe jetës familjare", i cili do të ketë për qëllim trajnimin e punëdhënësve në fushën e ligjit të punës dhe informimin e tyre për përfitimet që u jepen atyre nga ligji kur punësojnë gra dhe grupe të cenueshme.

Burimi: odgovornoposlovanje.rs  dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака