28.12.2025.

ËSHTË NDALUAR KONTRABANDA E DUHANIT

  • In Lajme
  • 11. March 2014.
  • 39 Views
ËSHTË NDALUAR KONTRABANDA E DUHANIT

Beograd – Në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar tentimi ilegal i transportit të 20 kilogramëve të duhanit të prerë nga Maqedonia në Serbi, ka njoftuar Administrata Doganore e Serbisë.

Beograd – Në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar tentimi ilegal i transportit të 20 kilogramëve të duhanit të prerë nga Maqedonia në Serbi, ka njoftuar Administrata Doganore e Serbisë. Siç thuhet, tentimi i kontrabandës së duhanit është ndaluar më 6.mars, gjatë aksionit të përbashkët të doganierëve dhe policëve kufitar. Doganierët e kishin zbuluar duhanin gjat kontrollit detal të automobilit të markës „mazda“, me tebela të regjistrimit të Vranjës, i cili kishte ardhur nga Maqedonia. Siç theksohet, gjat bisedës vozitësi i kishte thënë doganierëve se duhanin e ka për ta shitur në tregun e Preshevës.

Burimi: Danas

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака