26.12.2025.

ËSHTË HAPUR OBJEKTI I RIKONSTRUKTUAR I ENTIT PARASHKOLLOR “MLLADOST” NË MEDVEGJË- SHTK FINANCOI PROJEKTIN ME 13.749 DINARË.

  • In Lajme
  • 23. May 2022.
  • 76 Views
ËSHTË HAPUR OBJEKTI I RIKONSTRUKTUAR I ENTIT PARASHKOLLOR “MLLADOST” NË MEDVEGJË- SHTK FINANCOI PROJEKTIN ME 13.749 DINARË.

Medvegjë – Beograd – Në ditën e komunës së Medvegjës 20 maj, me ceremoni u hap objekti i rinovuar i Institucionit parashkollor “Mlladost”. Drejtoresha e institucionit, Dobrilla Andrejeviq, theksoi se rindërtimi i objektit…

Medvegjë – Beograd – Në ditën e komunës së Medvegjës 20 maj, me ceremoni u hap objekti i rinovuar i Institucionit parashkollor “Mlladost”. Drejtoresha e institucionit, Dobrilla Andrejeviq, theksoi se rindërtimi i objektit ishte i domosdoshëm dhe se ky projekt është i një rëndësie të pamatshme për të gjithë shfrytëzuesit aktualë dhe të ardhshëm të institucionit.

Falë përpjekjeve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë  , Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe mjeteve të Komunës së Medvegjës, objekti është rinovuar tërësisht. Me këtë përshtatje u ndërrua zdrukthtaria, çatia, dyshemetë, u lyen muret dhe u sigurua inventar, gjë që përmirësoi kushtet e jetesës për fëmijët.

Objekti u hap me ceremoni nga drejtoresha e shkollës fillore “Mlladost”, Dobrilla Andrejeviq, kryetarit të organit të përkohshëm të Komunës së Medvegjës, Dragan Kuliq dhe ud. drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Jellena Çoliç. Pas hapjes, ata vizituan të gjitha ambientet dhe u shprehën se investimi në përmirësimin e kushteve të jetesës së më të rinjve është diçka që kontribuon jo vetëm në edukimin e tyre, por edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe edukatorëve të cilët tashmë do të jenë në gjendje të zbatojën të gjitha metodat moderne të mësimdhënies dhe edukimit.

Sipas kryetarit të organit të përkohshëm të Komunës së Medvegjës, Dragan Kulliq, hapja e objektit të rinovuar është bërë më 20 maj – ditën e komunës, sepse atë ditë para 86 viteve në Gajtan, në vendin e quajtur livadhe Jovoviqa u formua Divizioni i Parë Serb  që pati një peshë të konsiderueshme në luftën çlirimtare. Kulliq falënderoi Shërbimin e Trupit Koordinues dhe Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale për financimin e rindërtimit të NP “Mladost”, duke theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës.

Vlera e rindërtimit është 24.5 milionë dinarë, ndërsa Shërbimi i Trupit Koordinues i ka dhënë 13.754.000 dinarë për këtë projekt.

Jellena Çoliç ud Zëvendës Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë theksoi se investimi në projekte infrastrukturore dhe kultivimi i arsimit dhe kulturës është prioritet i këtij organi shtetëror.

Предшколску установу „Младост“ похађа укупно 214 малишана, у овом објекту деца из околних села имају могућност да бораве и у 9 издвојених одељења.

Догађају су присуствовали и представници других локалних самоуправа и бројни гости из јавног, културног и политичког живота Јабланичког округа.

Enti Parashkollor “Mlladost” ka gjithsej 214 fëmijë, dhe në këtë objekt fëmijët e fshatrave përreth kanë mundësi të qëndrojnë në 9 paralele

Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të pushteteve tjera lokale dhe mysafirë të shumtë nga jeta publike, kulturore dhe politike e rrethit të Jabllanicës.

 

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака