28.12.2025.

ËSHTË BOTUAR UDHËZUESI PËR ZBATIMIN E KODIT TË ETIKËS PËR PUNONJËSIT E VETËQEVERISJEVE LOKALE

  • In Lajme
  • 2. February 2021.
  • 50 Views
ËSHTË BOTUAR UDHËZUESI PËR ZBATIMIN E KODIT TË ETIKËS PËR PUNONJËSIT E VETËQEVERISJEVE LOKALE

Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (KPQK) ka botuar një udhëzues për Zbatimin e kodit të etikës për zyrtarët e pushtetit lokal.

Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (KPQK) ka botuar një udhëzues për Zbatimin e kodit të etikës për zyrtarët e pushtetit lokal.

KPQK zhvilloi Kodin e etikës për zyrtarët e vetëqeverisjes lokale, i cili u miratua në Kuvendin e 47-të të sajë në 2019, ku përfaqësuesit më të lartë të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Serbisë vendosën standarde etike të cilave duhet t'u përmbahen të gjithë zyrtarët lokalë.

Kodi i etikës për zyrtarët e vetëqeverisjes lokale përbëhet nga 12 parime që duhet ti kenë për bazë të gjithë personat e zgjedhur, të emëruar në një organ komunal ose të qytetit, ndërmarrje publike, institucione publike dhe institucione tjera juridike ku themelues ose është vetëqeverisja lokale:

 

• Sundimi i ligjit dhe ligjshmëria

• Përgjegjësia

• I hapur, qasja dhe transparenca

• Pjesëmarrja qytetare

• Respektimi i vullnetit dhe besimit elektoral

• Shembullor

• Profesionalizmi

• Drejtësia, objektiviteti dhe paanësia

• Menaxhim i ndërgjegjshëm dhe i përkushtuar

• Integriteti personal

• Barazia dhe mosdiskriminimi

• Respekt dhe mirësjellje.

 

Në mënyrë që të lehtësojë respektimin e vazhdueshëm të zyrtarëve lokalë ndaj parimeve të Kodit të etikës,KPQK ka botuar një udhëzues për zbatimin e Kodit të etikës për zyrtarët e pushtetit lokal, në të cilin 12 parime sqarohen më tej dhe vendosen në kontekstin e realizimit te detyrës zyrtarë të zyrtarit në qeverisjen lokale. Udhëzuesi për zbatimin e Kodit të etikës për zyrtarët e pushtetit lokal duhet të shërbejë si një udhëzues për zyrtarët që marrin përsipër t'i përmbahen Kodit të etikës, si dhe për qytetarët për të cilët zyrtarët janë përgjegjës.

Botimi dhe shtypja e Udhëzuesit u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Qeveria e Zvicrës.

Udhëzues për zbatimin e Kodit të Etikës për zyrtarët e pushtetit lokal është në dispozicion në:

http://www.skgo.org/storage/app/uploads/public/161/045/021/1610450214_Vodi%C4%8D%20za%20eti%C4%8Dki%20kodeks%20funkcionera%20web.pdf

Burimi: www.skgo.org dhe Trupi koordinues  

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka