28.12.2025.

BUJANOCASI ËSHTË QË E MPOSHTI KORONËN

  • In Lajme
  • 21. April 2020.
  • 41 Views
BUJANOCASI ËSHTË QË E MPOSHTI KORONËN

Bujanoc – Pasi kaloi saktësisht dy javë në departamentin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Vrajës, ku u konfirmua se kishte virusin e koronës, një burrë nga Bujanoci, i moshës 47 vjeç, u lëshua për trajtim në shtëpi pas testit të parë të tij negativ, konfirmoi gruaja e tij.

Ajo shtoi se ndihet mirë, por edhe i lodhur pas pneumonisë dhe gjithçka që ka kaluar.

"Ai po rimëkëmbet dhe po ndihet më mirë, por sigurisht pas një pneumonie dhe çdo infeksion viral, duhet të kalojë ca kohë që organizmi të shërohet", tha ajo.

Sipas protokollit të ri, kërkohet një test negativ për të lejuar pacientin që t’i nënshtrohet trajtimit në shtëpi për 14 ditë, e ndjekur nga një kontroll  tjetër dhe kontrolli i infektokologut.

Për më tepër, 4 raste të infeksionit të virusit kovid janë konfirmuar në Bujanoc që nga fillimi i pandemisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака