Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të punës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Vulinit iu dorëzua një mirënjohje për kontributin e tij të pakursyer, vazhdimësinë shumëvjeçare të angazhimit dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtyre komunave.
Aleksandar Vulin ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke ushtruar disa funksione të rëndësishme shtetërore – si drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, ministër i Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Punëve të Brendshme. Përmes këtyre funksioneve, ai ka zbatuar në mënyrë të qëndrueshme politika të orientuara drejt forcimit të sigurisë, stabilitetit social dhe zhvillimit të barabartë rajonal.

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, theksoi se vazhdimësia e politikës shtetërore është parakusht kyç për stabilitetin dhe përparimin e këtyre komunave.
“Republika e Serbisë, përmes punës së Trupit Koordinues dhe angazhimit të funksionarëve shtetërorë përgjegjës, ka treguar se nuk heq dorë nga jugu i Serbisë. Përkushtimi, përgjegjësia institucionale dhe politika e qartë shtetërore janë garanci për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu”, theksoi Martinoviq.
Në emër të Shërbimit të Trupit Koordinues, mirënjohjen e dorëzoi ushtruesi i detyrës së drejtorit, Nenad Mitroviq, i cili me këtë rast theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë institucionale dhe qasjes afatgjatë në zhvillimin e bashkësive lokale.

“Puna e Trupit Koordinues gjatë 25 viteve të fundit tregon se vetëm vazhdimësia, vizioni i qartë dhe mbështetja e fuqishme e shtetit mund të sjellin rezultate konkrete. Kontributi i Aleksandar Vulinit përmes funksioneve të ndryshme shtetërore përfaqëson një shembull të veprimit të përgjegjshëm dhe sistematik në interes të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, theksoi Mitroviq.
Takimit i morën pjesë edhe Jelena Çoliq, ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtores së Shërbimit të Trupit Koordinues, si dhe Goran Gavriloviq, këshilltar në Shërbimin e Trupit Koordinues.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues











