Preshevë – Në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc, në pjesën e kufirit të gjelbërt në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, ka nisur aksioni i përbashkët operativ “Koshtana 2015”, e cila do të zgjasë deri më 7 tetor, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë.

Me rastin e fillimit të aksionit në Vrajë është mbajtur konferenca për gazetarë në të cilën kanë folur kryshefi i Administratës së Policisë Kufitare të MPB të Serbisë, gjenerali i policisë Millenko Bozhoviq dhe shefi i Paraleles për shkatrrimin e krimit ndërkufitar, këshilltari policor Millenko Vukadinoviq.
Aksioni “Koshtana 2015”, është organizuar në përputhshmëri me planin e punës së Programit të Sigurisë Kufitare DKAF (Qendra për Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit), në bashkëpunim me Administratën e Policisë Kufiare të MPB të Serbisë, thuhet në komunikatë.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues