26.12.2025.

08.03.2010.

  • In Lajme
  • 8. March 2010.
  • 30 Views

Medvegja këtë vitë nga Plani investiv nacional (NIP) do të realizoj dy programe në një vlerë prej 27 milionë dinarësh ndërsa më  e rëndësishme është faza e parë e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit nga qendra e qytetit deri te Banja e Sijarinës ku do të investohen 20 milionë dinarë. Nga NIP-i gjithashtu janë siguruar mjete për rekonstruimin e rrugës kryesore në Medvegjë vlera e së cilës kapë shumën prej 6.7 milionë dinarë. Qeveria lokale u ka dorëzuar NIP-it katër projekte, vlera e të cilave kapë shumën prej 20 milionë dinarë.

– Presim ndihmë edhe më të rëndësishme nga Republika sepse nuk jemi në  gjendje të zgjidhim problemet e grumbulluara pa ndihmën e Qeverisë – deklaroi Slobodan Drashkoviq, kryetari i komunës së Medvegjës.
Në këtë pjesë të varfër të rrethit të Jabllanicës, në vitet e fundit ndëgjohen zëra inkurajues për gjendjen stabile politike si dhe marëdhëniet e mira ndëretnike mirëpo vërehet mungesa e zhvillimit ekonomik.

Edhepse shteti përmes ndihmës nga ana e një numri të madh të donatorëve në dhjetë vitet e fundit në Medvegjë ka investuar më tepër se sa në pesëdhjetë vitet e kaluara, të dhënat statistikore tregojnë se ky mjedis është një ndër më të pazhvilluarat në Serbi.

Në këtë mjedis asnjë sipërmarrje publike nuk është aktive, punëtorët kanë mbetur pa punë, ndërsa në shtatë sipërmarrjet private si dhe në 140 punëtori të pavarura janë të punësuar afër 300 punëtorë. Nga 130 komuna sa egzistojnë në Serbi, Medvegja për zhvillim ekonomik është në vendin e 110.
Të ardhurat për kokë banori janë 27% të mesatares republikane ndërsa fitimi është për 75% më i vogël se sa shuma republikane.

Medvegja është mjedis në të cilin jetojnë 10.000 banorë dhe përpos qytetit, këtu janë edhe 44 fshatra, shumica malore në të cilat fshatra gjatë kohës së dimrit me shumë vështirësi arrihet.
Edhepse vlerësohet se mundësitë në Medvegjë janë stabile, migracioni në këtë mjedis është i përditshëm. Serbët, Malazezët migrojnë në Leskoc, Nish dhe Beograd ndërsa Shqipëtarët migrojnë në Kosovë ku arrijnë të sigurojnë një vend të punës.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака