BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministria e arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrën për politika arsimore, më 3 mars të vitit 2010 në Palatën Srbija do të organizojë diskutimet mbi rezultatet dhe konkluzionet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.

Konkluzionet e Studios do të prezentohen në konferencën për media në Pallatën Srbija, në sallën 129 (hyrja lindore), në ora 12:00. Në konferencë do të flasë edhe sekretaresha shtetërore pranë Ministrisë së arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tinde Kovaç Ceroviq, funksionari i lartë për pakicat kombëtare pran OSBE-së, ambasadori Knut Volebek, drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq, ndërsa konkluzionet e Studios së vizibilitetit do t’i paraqesë udhëheqësja e ekipit dr Jana Baqeviq.
Studioja është rezultat i projektit ,,Reforma e politikës arsimore në Serbinë jugore’’, e cila ka pasur për qëllim sistematizimin e elementeve të sistemit arsimorë në Serbi, shqyrtimin e përvojave nga regjioni dhe ofertën e skenarit të mundshëm për aktivitetet e ardhshme .
Studion finansiarisht e kanë përkrahur Fondi për shoqëri të hapur, Zyrja për zhvillim ndërkombëtarë pranë Mbretërisë së Britanisë së Madhe, Fondi Ballkanik për demokraci dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
# # # #
Për informata më të hollsishme, Ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Trupit Koordinues në tel: 011/212-09-06 dhe 011/212-09-07 ose në e-mail adresën: office@kt.gov.rs.