26.12.2025.

Archives




  • 26.05.2009.0

    Mbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë (ombudsmani republikan) Sasha Jankoviq me zëvendësit dhe me bashkëpunëtorët e tij do të vizitoj Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën më 26 dhe 27 maj të këtij viti,  ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe do të bisedojë me qytetarët për problemet që i preokupojnë ata dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve.

    READ MORE
  • 22. 05. 20090

    Mbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë Sasha Jankoviq do të vizitojë javën e ardhshme Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, ku me qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal do të bisedojë rreth problemeve që i preokupojnë si dhe rreth realizimit të të drejtave të qytetarëve.

    READ MORE
  • 20. 05. 2009.0

    Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq deklaroi dje se me formimin e qeverisë multietnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u vërejt tensioni në atë pjesë të Serbisë. Markoviq në mbledhjen e Këshillit për raporte ndëretnike në të cilën u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc, deklaroi se formimi i qeverisë multietnike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është supozim për një jetë të qetë, punë stabile dhe raporte të mira në këto komuna.

    READ MORE
  • 20. 05. 20090

    Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të komunës së Preshevës vie deri te ndërrimi i udhëheqjes komunale të cilën e përbënin Partia për Veprin Demokratik (13  këshillëtarë) e Riza Halimit dhe Partia Demokratike Shqipëtare (12 këshillëtarë) të Ragmi Mustafës.

    READ MORE
  • 12 maj 20090

    Në suaza të aksionit të Ministrisë së kulturës ,,Serbia në Serbi’’, ansambli folklorik nacional ,,Kolo’’ për herë të parë në shtëpinë e kulturës ,,Vuk Karaxhiq’’ në Bujanoc mbajti koncert. Në program patën prezentimet e tyre ansamblet folklorike shqipëtare dhe serbe. Koncertin e hapi minisri i kulturës Nebojsha Bradiq.

    READ MORE
  • 10.05.20090

    Në suaza të aksionit ,,Serbija në Serbi’’ nga Ministria e kulturës, ansmbli nacional ,,Kollo’’ prej sot deri më 12 maj do të mbajë koncerte në Vlladiqin Han, Bujanoc dhe Medvegjë.

    READ MORE
  • 07.05.20090

    Bashkimi Europian nga fondi i saj do t’i ndajë 14 milion euro për projektin e përbashkët të ujësjellësit për komunat e Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës, deklaroi zëvedësi i kryetarit të Vranjës Igor Andonov. Andonov deklaroi se Qeveria e Republikës së Serbisë në këtë projekt merr pjesë me një sumë prej 14 milion euro. Në zhvillim e sipër janë përgatitja e dokumentacionit për këtë projekt kurse fillimi i punës në ujësjellësin e përbashkët do të fillojë në vitin 2011. Përfundimi i projektit është paraparë në vitin 2014 ku sistemi i ujësjellësit të përbashkët do të bashkohet me sistemin e ujësjellësit Prvonek, projekt i cili në komunën e Vranjës është përfunduar para katër viteve.

    READ MORE
  • 03.05.20090

    Përfaqësuesit e ,,Simpo-s’’ së Vranjës dhe ,,Ikea-s’’ suedeze nënshkruan kontratën me vlerë 5,5 milion eura.
    Deri te nënshkrimi i kontratës vie pas vizitës së mëparshme të pronarit të ,,Ikea-s’’ në kompaninë ,,Simpo’’ në  Vranjë, me q’rast kryetari i kompanisë ,,Simpo’’ Dragan Tomiq dhe zotëriu Ingvar Kamprad, pronarë i ,,Ikea-s’’ e cila njëherit është edhe zinxhiri më i madh për tregëti të mobileve në botë, nënshkruan kontratën mbi bashkëpunimin për realizimin e interesave të përbashkëta ekonomike.

    READ MORE
  • 29.04.20090

    Ministresha e Planit Nacional për Investime (PNI) Verica Kalanoviq deklaroi se ka gjasa që misioni teknik i Bankës Botërore në fillim të muajit maj do t’i përfundojë të gjitha detajet në lidhje me kontratën për investimin e 380 milionë dollarëve për ndërtimin e pjesës së mbetur të Koridorit 10 në Serbinë Jugore. Në fillim të korrikut do të hapet tenderi kurse që në tetorë parashihet fillimi i punës.

    READ MORE
  • Aventurat e Petar Panit ne Bujanoc dhe Presheve, 28. 04. 2009

    Aventurat e Petar Panit ne Bujanoc dhe Presheve, 28. 04. 20090

    Në sallën e plotë të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, nxënësit e shkollave fillore ,,Branko Radiqeviq’’ dhe Naim Frashëri’’ me mësuesit e tyre, duke kënduar dhe vallëzuar me artistët, me entuziazëm përcollën çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ të trupës teatrore ,,Prapa skenës’’ nga Novi Sadi. Afër 400 nxënës me zë të bujshëm kanë inkurajuar Petar Panin në luftë kundër të ,,keqit’’ kapetan Kuk dhe në fundë me duartrokitje të pandërprera përcollën artistët.

    READ MORE
  • 29.4.20090

    Pas afro një decenie, fëmijët nga Bujanoci dhe Presheva patën rastë të shoqërohen me artistët e teatrit ,,Trupet e prapaskenës’’ të cilët çfaqën ,,Aventurat e Petar Panit’’. Qfaqja e grupit teatror nga Novi Sadi është organizuar me mbështetjen e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kurse hyrja për fëmijët dhe mësuesit e tyre ka qenë falas. Çfaqjen e kanë përcjellur rreth 900 nxënës të klasëve të ulta të këtyre dy qyteteve.

    READ MORE
  • 28.04.20090

    Prej ditës së sëtme e deri të enjten, më 30 prill, në Qendrën Sportive në Bujanoc do të mbahet panairi i IV ndërkombëtarë i bujqësisë ku prodhimet e tyre do t’i prezentojnë mbi dhjetë sipërmarje bujqësore si dhe prodhues ushqimorë.

    READ MORE