VIZITA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME, BURSISTËVE TË TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË NË BEOGRAD PËR TË CILËN JU KEMI LAJMËRUAR TË PREMTEN ME ANË TË INFORMATËS QË ËSHTË PARAPARË PËR NESËR MË 10 NËNTORË, ËSHTË SHTY PËR TË MËRKURËN MË 18 NËNTORË. KOHA DHE PROGRAMI I VIZITËS DO TË MBETET I NJEJTË. JU LUTEMI QË TË NA KUPTONI DHE KËRKOJMË NDJESË PËR KËTË RAST. PËR TË GJITHA DETAJET E VIZITËS NË BEOGRAD NGA ANA E NXËNËSVE NGA SERBIA JUGORE DO TË INFORMOHENI ME KOHË.
READ MOREBEOGRAD – E Martë, 10. nëntorë, 152 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të cilët kanë fituar bursën nga Trupi Koordinues do të vizitojnë Beogradin. Ata do të vizitojnë institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe në fundë pasiqë kjo për shumicën e tyre është vizita e parë në qytetin e Beogradit, kryetari i Trupit koordinues, ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Millan Markoviq dhe ministri i arsimit Zharko Obradoviq, në mënyrë solemne do t’i dorëzojë kontratat e bursave. Para kësajë ngjarjeje, bursistët do t’i pranojë kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq, kryetarja e prlamentit të Kuvendit Popullorë Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe ndihmësja e kryetarit të qytetit të Beogradit, Radmila Hrustanoviq.
READ MOREOrganizata joqeveritareForumi Rinor për edukimin e Romëve (OFER) i gëzoi fëmijët nga Bujanoci me dhurata të vlefshme. Gjithsej 142 fëmijë nga grupet më të rrezikuara ekonomikisht kanë marrë komplete librash me anë të së cilës u është mundësuar shkollimi me kushte të njejta sikur edhe moshatarët e tyre.
READ MOREKryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq deklaroi dje se pushteti lokal ka siguruar lokacionin për ndërtimin e burgut të ri. Sipas Projektit të Qeverisë së Republikës së Serbisë është planifikuar që burgu në Medvegjë të pranojë 450 të burgosur.
READ MOREPërfaqësuesit politik Shqipëtarë nga Presheva dhe Bujanoci kanë dorëzuar Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare iniciativën për formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi deklaroi se është në rrjedha e sipër procedura e formimit të listave zgjedhore.
READ MOREPërfaqësuesit e programit të USAID-it për ekonomi të sigurt do të nënshkruajnë kontratën për donacion me agjensionin për zhvillim të Bujanocit dhe Preshevës. Agjensioni do të udhëheqë grupin e afaristëve nga Serbia jugore dhe Sanxhaku në panairin ndërkombëtarë të bujqësisë i cili mbahet në Prishtinë.
READ MORENë takimin e jashtëzakonshëm të përbërjes së ngushtë të kryesisë së Trupit Koordinues është mare vesh që në periudhën e ardhshme të formohen grupet e tjera punuese siq është definuar me Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues. Në dy javët e ardhshme, përpos Grupit punues për arsim, kulturë, informim, sport dhe rini e cila fungsionon me sukses, do të formohen edhe Grupet punuese për ekonomi dhe zhvillim infrastrukturor, integrime politike, siguri dhe drejtësi, zhvillimi i kapaciteteve të pushtetit lokal dhe shëndetësi dhe politikë sociale.
READ MOREMinistria për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare dje ka filluar formimin e listave zgjedhore për pakicat kombëtare e cila do të zgjasë në 120 ditët e ardhshëm pas të cilës periudhë do të shpallet zgjedhja e këshillave nacionale të pakicave kombëtare në Serbi. Në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për anëtarët e këtyre këshillave. Për herë të parë përfaqësuesit në këshilla do të zgjidhen nga pakica komëtare Shqipëtare e cila në Serbi (pa Kosovën) nga regjistrimi i vitit 2002 ka afër 61.000 banorë.
READ MOREAmbasadori i Misionit tëOSBE-së në Beograd deklaroi për Fonet se OSBE-ja në Serbi maksimalisht përkrah Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe vlerësoi se ai është factor i cili në mënyrë positive ndikon në qetësimin e tensioneve si dhe zbatimin e masave për mirëkuptim. Ai porositi se dialogu në mes të komuniteteve të ndryshëm është një mënyrë e rëndësishme për zgjidhjen e shumë problemeve sepse krahas zhvillimit ekonomik ky është ,,një hap i rëndësishëm i tejkalimit të të gjitha të këqiave nga e kaluara’’. Kipreos konsideron se hapja e paraleles së ndarë e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik në Medvegjë paraqet një hapë pozitiv në përforcimin e shoqërisë multietnike në Serbinë jugore.
READ MOREKryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si përfaqësues legjitim e pakicës Shqipëtare në Serbi, dorëzoi kërkesën për formimin e listës së veqant zgjedhore për zgjedhje për këshillin nacional të kësaj pakice.
READ MOREKryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviq, në praninë e Kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, ministrit të arsimit Zharko Obradoviq, zëvendësambasadorit të SHBA-së Troy Peterson, ambasadorit të OSBE-së Dimitros Kipreos, përfaqësuesit të ambasadës Greke, Austriake dhe Franceze, prorektorit, dekanit dhe profesorëve të Univerzitetit të Nishit, përfaqësuesve të regjioneve, komunave dhe qyteteve nga Serbia jugore dhe studentëve, më 12 tetorë në Medvegjë hapi paralelen e ndarë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit, në të cilin do të vijojnë mësimin studentët Shqipëtarë dhe Serbë në gjuhën e tyre amtare.
READ MOREMEDVEGJË – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me Ministrinë e arsimit dhe me mbështetjen finansiare të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) si dhe me mbështetjen e Misionit Europian për bashkëpunim dhe siguri (OSBE) në Serbi studentëve shqipëtarë dhe serbë në Medvegjë u siguroi mësimin në gjuhën e tyre amtare. Të hënën më 12 tetorë në ora 13.00 do të bëhet hapja solemne e paraleles së ndarë nga ana e Kryetarit të Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq. Indeksat e parë do t’i dorëzojë Kryetari i Trupit Koordinues, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq si dhe Ministri i arsimit Zharko Obradoviq.
READ MORE