Dje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t’i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t’i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.
READ MORENë takimin e djeshëm të kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëzëshëm u aprovua vendimi që nga 229.278.000,оо dinarë të mjeteve nga buxheti republikan për këtë vitë, komunës së Bujanocit t’i takojnë 42% (96.296.760,оо din), Preshevës 40,5% (92.857.590,оо din.) si dhe Medvegjës 17,5% (40.123.650,оо din.).
READ MOREBUJANOC – Të hënën, më 1 janarë në ora 14.00, kryetari i federatës Basketbollistike të Serbisë (KSS), Dragan Kapiçiq, do t’i dhurojë donacionin e Federatës së Basketbollit Qendrës Sportive ,,Mladost” nga Bujanoci si dhe klubeve basketbollistike ,,BSK Junior"dhe ,,Elita"nga Bujanoci.
Gjatë dorëzimit të këtijë donacioni do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq.
BUJANOC – Të hënën, më 1 shkurtë, duke filluar ora 15.00, në ndërtesën e komunës së Bujanocit do të mbahet takimi i kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në takim do të shqyrtohet raporti i punës së Trupit Koordinues për vitin 2009 dhe ndarja e mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2010. Takimin do ta kryesojë kryetari i Trupit Koordinues , ministri Milan Markoviq. Ky është takimi i pestë i kryesisë së Trupit Koordinues që nga restruktuimi i sajë në mars të vitit 2009.
READ MORENë suaza të projektit gjeshtëmujorë ,, Kosova nga ana tjetër – qka pas konfliktit”, Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress në Bujanoc kanë organizuar tribunën e katërt në të cilën tema kryesore e biedimeve ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë përpos tjerash, ka folur edhe ambasadori i Holandës i akredituar në Serbi, Ron Van Dartel i cili ftoi shqipëtarët e Bujanocit që së bashku të punojnë në formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Ambasadori përpos të tjerash tha se për Shqipëtarët, Këshilli Nacional do të thotë bashkëpunimi më i mirë me Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe me Qeverinë qendrore në Beograd.
READ MOREMEDVEGJË – Në konferencën për media të mbajtur në Medvegjë më 21 janarë, Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, paralajmëroi hapjen e minierës Leqe për muajin mars ndërsa fillimi i Prodhimit dhe angazhimi i 300 minatorëve do të fillojë në prill të këtijë viti. Ministri Markoviq theksoi se në fillim të mandatit të tijë në Trupin Koordinues, kur është në pyetje Medvegja, ka parashtruar dy qëllime, hapjen e paraleleve të fakultetit në të dy gjuhët si dhe hapjen e minierës Leqe.
READ MOREMEDVEGJË – Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq më 21 janarë vizitoi Medvegjën dhe studentëve të paraleleve të ndara të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit u dhuroi tekstet shkollore të semestrit të dytë në gjuhën shqipe. Ministri Markoviq bisedoi me studentët rreth mësimit dhe problemeve me të cilat janë ballafaquar në semestrin e parë. Ministri Markoviq pret që në katër vitet e ardhshme në këto paralele të ketë rreth 500 studentë.
READ MOREAmbasada Britanike përkrahë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve për Serbinë jugore, deklaroi dje Keti Kotrell, sekretari i parë i ambasadës Britanike në Beograd. Kotrell gazetarët në Bujanoc i informoi se ambasada Britanike me vëmendje përcjell dhe mbështetë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, posaqërisht në Serbinë jugore, sepse kjo është mundësia që pakica kombëtare Shqipëtare të ketë mundësi të prezentojë të gjitha potencialet e sajë.
READ MOREMEDVEGJE – Te enjten, me 21 janare, kryetari I Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, me delegacionin e afaristeve te udhehequr nga drejtori I Farmakom-it MB, Mirosllav Bogiqeviq do te vizitoje Medvegjen. Ne kete delegacion do te marre pjese edhe sekretari shteterore prane Ministrise se energjetikes dhe minierave Radivoje Milanoviq, si dhe perfaqesuesit e fabrikes se baterive nga Sombori, fabrikes se qumeshtit nga Shabaci, kombinatit industrial Guca, shkritores Pozhega, minieres dhe shkritores Zajecar, PIK 7 juli, Kombinatit bujqesore Beograd, RDS grupit dhe RTB Bor. Qellimi I kesaj vizite eshte marreveshja rreth dites se fillimit te punes se minieres Leqe dhe mundesive te investimit ne komunen e Medvegjes.
READ MOREJaponia në njëzet vjetët e fundit ka qenë njëri ndër donatorët më diskret dhe më të mëdhej në hapësirat tona. Vetëm në decenien e fundit nga ky vend Serbija ka marrë 198,4 milion euro.
Qeveria e Japonisë në Republikën e Serbisë në këtë moment realizon disa projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë duke përfshirë këtu projektin e pastrimit të Bujanocit.
Kryetari I Kuvendit Komunal të Preshevës, Skënder Destani, deklaroi se këshillëtarët në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë kërkuar formimin e gjykatës themelore dhe gjykatës së lartë për tri komunat në jug të Serbisë.
READ MOREZëvendësministri i Serbisë, e njëherit ministër i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tijë të djeshme në fshatin Maroc, në zonën tokësore të sigurisë theksoi se situata përgjatë vijës administrative me Kosovën është stabile. Ministri i policisë theksoi se interesi i Serbisë është që në këtë rajon të mbretërojë paqja dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët pa e marë parasyshë nacionalitetin e tyre duke shtuar domosdoshmërinë për investime në infrastrukturë në rajonin e komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
READ MORE