Preshevë – Në suaza të projektit ,,T’i njohim drejtat tona’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa realizohet nga organizata joqeveritare ,,Qendra pë arsimim multikulturor’’, organizon tryezën e rrumbulkakët të dytën me rradhë me temë ,,Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave’’, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe afër tridhjetë nxënës të shkollave të mesme, kryesisht maturantë.
READ MOREQendra për medijim në konfliktet ekonomike, e cila është hapur javën e kaluar pranë Agjensionit Regjional në dhomën ekonomike në Leskoc, duhet të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të subjekteve ekonomike në 13 komunat e regjionit të Pçinjës dhe të Jabllanicës. Problemet në ekonominë e Serbisë jugore janë të mëdha ashtuqë për zgjidhjen e tyre nevojitet më tepër këmbëngulje dhe durim, ndërsa qendra për medijim për konflikte ekonomike duhet të ndihmojë në këtë drejtim.
READ MORENë suaza të realizimit të projektit ,,Dhënia i shërbimeve më të mira në nivelin lokal’’ (DILS), ministria Republikane e shëndetësisë sot në Nish organizon trajnimin mbi kompetencat e qeverive lokale në sferën e përkujdesjes shëndetësore, dhe ate për kryetarët e kuvendeve komunale, përfaqësuesit e këshillave lokale, kryeshefat e komunave, kryeshefat e departamenteve si dhe referentët të angazhuar në shërbimet e mbrojtjes shëndetësore dhe finansiare nga Nishi, Medvegja, Lebane, Vranja, Bela Palanka, Dimitrovgradi, Vlasotinca, Knjazhevci, Zajeçari, Kladova, Dolevci dhe Bllaca. Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë edhe drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe të institutit të shëndetit publik nga qytetet e lartëpërmendura.
READ MORE„Edhepse zgjedhjet për Këshillin nacional janë panifikuar në kohën kur numri më i madh i Shqipëtarëve nga Bujanoci dhe Presheva gjenden jashtë vendëlindjes së tyre, pres që përgjigja të jetë në numër të konsiderueshëm ashtu siq ka qenë edhe për zgjedhjet lokale’’, deklaroi lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi.
READ MOREBeograd – Agjensioni radiodifuziv republikan (PPA) ka shpallur konkurs për dhënien e lejes për emitimin e programit radioteleviziv për regjionet lokale dhe regjionale.
Konkursi është shpallur për: Preshevë, Bllace, Bosilegrad, Crna Travë, Dimitrovgrad, Lebanë, Leskoc, Nish, Bujanoc, Vranjska Banjë, Nishka Banjë, Trgovishtë, Sjenicë, Boljevc, Bor, Negotin, Zhagubicë, Veliko Gradishte, Lazarevc, Kragujevc dhe Pozharevc.
READ MORENikoqir i nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë Ilir Metës gjatë ditës së dytë të vizitës së tijë Serbisë, ka qenë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq. Ata në Preshevë janë takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e kuvendit komunal Skënder Destanin.
READ MOREBEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrës për politika arsimore, më 3 mars të vitit 2010 në Pallatën Srbija kanë mbajtur prezentimin e rezultateve preliminare të studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.
READ MORENë fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.
READ MOREMedvegja këtë vitë nga Plani investiv nacional (NIP) do të realizoj dy programe në një vlerë prej 27 milionë dinarësh ndërsa më e rëndësishme është faza e parë e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit nga qendra e qytetit deri te Banja e Sijarinës ku do të investohen 20 milionë dinarë. Nga NIP-i gjithashtu janë siguruar mjete për rekonstruimin e rrugës kryesore në Medvegjë vlera e së cilës kapë shumën prej 6.7 milionë dinarë. Qeveria lokale u ka dorëzuar NIP-it katër projekte, vlera e të cilave kapë shumën prej 20 milionë dinarë.
READ MOREShërbimi i Trupit Koordinues më 5 mars ka publikuar dy konkurse të reja për finansimin e projekteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Është shpallur konkurs për projekte të shoqatave të qytetarëve për ndihmë qytetarëve në rajonin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për vitin 2010 në të cilat projekte kanë të drejtë të konkurojnë shoqatat e qytetarëve të cilat janë të regjistruara në teritorin e republikës së Serbisë dhe të cilat shoqata i dorëzojnë projektpropozimet në bazë të udhëzimeve për paraqitjen e propozimprojekteve. Me këtë konkurs është paraparë suma e finansimit prej 5.000.000,00 dinarë, ndërsa shuma maksimale për finansim të ndonjë projekti është 500.000,00dinarë.
READ MOREBEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministria e arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrën për politika arsimore, më 3 mars të vitit 2010 në Palatën Srbija do të organizojë diskutimet mbi rezultatet dhe konkluzionet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.
READ MORENOVI SAD – Çfaqja multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’, projekt në të cilin marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, nga 25 shkurti deri më 2 marsë do të aktrojnë me çfaqjen e tyre në Zrenjanin, Kikindë, Sombor, Shid dhe Sremska Mitrovicë. Çfaqja është si rezultat i projektit edukativo-artistik të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cilja fekonduesve të tyre përmes lojës dhe shoqërimit u ka dhënë mundësinë e avansimit të tolerancës ndaj kulturave tjera. Të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë në çfaqjen ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhën angleze, paraqesin jetën e tyre të përditshme në Serbinë jugore.
READ MORE