24.02.2026.

Archives




  • 24.03.20100

    Preshevë – Në suaza të projektit ,,T’i njohim drejtat tona’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa realizohet nga organizata joqeveritare ,,Qendra pë arsimim multikulturor’’, organizon tryezën e rrumbulkakët të dytën me rradhë me temë ,,Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave’’, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe afër tridhjetë nxënës të shkollave të mesme, kryesisht maturantë.

    READ MORE
  • 23.3.2010.0

    Qendra për medijim në konfliktet ekonomike, e cila është hapur javën e kaluar pranë Agjensionit Regjional në dhomën ekonomike në Leskoc, duhet të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të subjekteve ekonomike në 13 komunat e regjionit të Pçinjës dhe të Jabllanicës. Problemet në ekonominë e Serbisë jugore janë të mëdha ashtuqë për zgjidhjen e tyre nevojitet më tepër këmbëngulje dhe durim, ndërsa qendra për medijim për konflikte ekonomike duhet të ndihmojë në këtë drejtim.

    READ MORE
  • 22.3.2010.0

    Në suaza të realizimit të projektit ,,Dhënia i shërbimeve më të mira në nivelin lokal’’ (DILS), ministria Republikane e shëndetësisë sot në Nish organizon trajnimin mbi kompetencat e qeverive lokale në sferën e përkujdesjes shëndetësore, dhe ate për kryetarët e kuvendeve komunale, përfaqësuesit e këshillave lokale, kryeshefat e komunave, kryeshefat e departamenteve si dhe referentët të angazhuar në shërbimet e mbrojtjes shëndetësore dhe finansiare nga Nishi, Medvegja, Lebane, Vranja, Bela Palanka, Dimitrovgradi, Vlasotinca, Knjazhevci, Zajeçari, Kladova, Dolevci dhe Bllaca. Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë edhe drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe të institutit të shëndetit publik nga qytetet e lartëpërmendura.

    READ MORE
  • 16.03.2010.0

    „Edhepse zgjedhjet për Këshillin nacional janë panifikuar në kohën kur numri më i madh i Shqipëtarëve nga Bujanoci dhe Presheva gjenden jashtë vendëlindjes së tyre, pres që përgjigja të jetë  në numër të konsiderueshëm ashtu siq ka qenë edhe për zgjedhjet lokale’’, deklaroi lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi.

    READ MORE
  • KONKURS PËR LEJE RADIOTELEVIZIONEVE LOKALE0

    Beograd – Agjensioni radiodifuziv republikan (PPA) ka shpallur konkurs për dhënien e lejes për emitimin e programit radioteleviziv për regjionet lokale dhe regjionale.

    Konkursi është shpallur për: Preshevë, Bllace, Bosilegrad, Crna Travë, Dimitrovgrad, Lebanë, Leskoc, Nish, Bujanoc, Vranjska Banjë, Nishka Banjë, Trgovishtë, Sjenicë, Boljevc, Bor, Negotin, Zhagubicë, Veliko Gradishte, Lazarevc, Kragujevc dhe Pozharevc.

    READ MORE
  • NËNKRYETARI I QEVERISË SË SHQIPËRISË ILIR META NË SERBINË JUGORE: DISKRIMINIMI ËSHTË E KALUAR

    NËNKRYETARI I QEVERISË SË SHQIPËRISË ILIR META NË SERBINË JUGORE: DISKRIMINIMI ËSHTË E KALUAR0

    Nikoqir i nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë Ilir Metës gjatë ditës së dytë të vizitës së tijë Serbisë, ka qenë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq. Ata në Preshevë janë takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e kuvendit komunal Skënder Destanin.

    READ MORE
  • FORMIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË NË PRESHEVË DHE BUJANOC

    FORMIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË NË PRESHEVË DHE BUJANOC0

    BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrës për politika arsimore, më 3 mars të  vitit 2010 në Pallatën Srbija kanë mbajtur prezentimin e rezultateve preliminare të studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.

    READ MORE
  • LETËR E MINISTRIT MILAN MARKOVIQ DREJTUAR QYTETARËVE TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS0

    Në fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.

    READ MORE
  • 08.03.2010.0

    Medvegja këtë vitë nga Plani investiv nacional (NIP) do të realizoj dy programe në një vlerë prej 27 milionë dinarësh ndërsa më  e rëndësishme është faza e parë e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit nga qendra e qytetit deri te Banja e Sijarinës ku do të investohen 20 milionë dinarë. Nga NIP-i gjithashtu janë siguruar mjete për rekonstruimin e rrugës kryesore në Medvegjë vlera e së cilës kapë shumën prej 6.7 milionë dinarë. Qeveria lokale u ka dorëzuar NIP-it katër projekte, vlera e të cilave kapë shumën prej 20 milionë dinarë.

    READ MORE
  • TRUPI KOORDINUES KA PUBLIKUAR KONKURSE TË REJA PËR FINANSIMIN E PROJEKTEVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË0

    Shërbimi i Trupit Koordinues më 5 mars ka publikuar dy konkurse të reja për finansimin e projekteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Është shpallur konkurs për projekte të shoqatave të qytetarëve për ndihmë qytetarëve në rajonin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për vitin 2010 në të cilat projekte kanë të drejtë të konkurojnë shoqatat e qytetarëve të cilat janë të regjistruara në teritorin e republikës së Serbisë dhe të cilat shoqata i dorëzojnë projektpropozimet në bazë të udhëzimeve për paraqitjen e propozimprojekteve. Me këtë konkurs është paraparë suma e finansimit prej 5.000.000,00 dinarë, ndërsa shuma maksimale për finansim të ndonjë projekti është 500.000,00dinarë.

    READ MORE
  • Thirrje për media – REZULTATET E STUDIOS SË VIZIBILITETIT PËR HAPJEN E SHKOLLAVE TË LARTA NË PRESHEVË DHE BUJANOC0

    BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministria e arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrën për politika arsimore, më 3 mars të vitit 2010 në Palatën Srbija do të organizojë diskutimet mbi rezultatet dhe konkluzionet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.

    READ MORE
  • PROJEKTI MULTIETNIK ,,TI DHE UNË JEMI NE’’ NË VOJVODINË

    PROJEKTI MULTIETNIK ,,TI DHE UNË JEMI NE’’ NË VOJVODINË0

    NOVI SAD – Çfaqja multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’, projekt në të cilin marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, nga 25 shkurti deri më 2 marsë do të aktrojnë me çfaqjen e tyre në Zrenjanin, Kikindë, Sombor, Shid dhe Sremska Mitrovicë. Çfaqja është si rezultat i projektit edukativo-artistik të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cilja fekonduesve të tyre përmes lojës dhe shoqërimit u ka dhënë mundësinë e avansimit të tolerancës ndaj kulturave tjera. Të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë në çfaqjen ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhën angleze, paraqesin jetën e tyre të përditshme në Serbinë jugore.

    READ MORE