Qendrat kolektive mbyllen përmes mbështetjes finansiare të programit ,,ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD)
Duke i falënderuar programit të përbashkët të kombeve të Bashkuara ,,Ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD), personave të shpërngulur në motelin ,,Atina’’ e cila është qendra e fundit kolektive në rrethinën e Leskocit në të cilin kanë gjetur strehim 67 persona, në dispozicion janë ofruar tri mundësi për gjetjen e strehimit të përhershëm në Serbi. Nga mjetet e fondit spanjoll për arritjen e qëllimeve mileniume për zhvillim (MGDF), PBILD ka siguruar tri pako ndihme për personat e shpërngulur në komunat e Serbisë jugore, posaqërisht në Bujanoc.
READ MORENë suaza të projektit ,,përmes gazetarisë deri te toleranca dhe integrimet’’, projekt i cili është realizuar në partneritet në mes të organizatës ,,Gjysëmhëna’’ dhe ,,Qendra për tolerancë dhe integrim të Serbisë jugore’’ dhe i cili është finansuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë shtypur broshurat me mbishkrimin ,,Përse e dua Bujanocin’’.
READ MOREQendra për arsim multikulturorë nga Presheva, të cilës Trupi Koordinues i Qeverisë së Rebublikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujnanoc dhe Medvegjë u ka ndihmuar finansiarisht, ka organizuar koncert me rastin e mbarimit të vitit shkollorë.
READ MORENë suaza të projektit multietnik ,,Shkolla e volejbollit’’ të cilin finansiarisht e përkrahë Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, vikendin e kaluar është mbajtur turnir në volejboll. Në këtë turnir kanë marrë pjesë më tepër se 60 fëmijë të cilët janë pjesëtarë të shkollës së volejbollit në Bujanoc.
READ MOREShansa për katër komunat në jug: u dhuruan sertifikatat për mjedis të volitshëm afarist
Qytetet Subotica, Vranja, Leskoci dhe komunat e Bujanocit dhe Pirotit kanë marrë sertifikata për mjedis të volitshëm afarist në suaza të programit Lidhja Nacionale për zhvillim lokal ekonomik (NALED).
READ MOREVilijam Infante në Bujanoc
Koordinatori i përhershëm i KB në Serbi Vilijam Infante gjatë vizitës së tijë në Serbinë jugore bisedoi me kryetarin e komunës Shaip Kamberi rreth bashkëpunimit të KB dhe pushtetit lokal për ndihmën e 4.823 të çvendosurve dhe refugjatëve të cilët jetojnë në komunën e Bujnaocit.
READ MOREMe iniciativën e Trupit Koordinues, dje, për rritjen e kapaciteteve në prodhimin e qumështit në këtë komunë, në Bujanoc kanë biseduar përfaqsuesit e kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’, zëvendësministri i bujqësisë Slobodan Teofanov, përfaqësuesit e qumështores së Shabacit dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq. Delegacioni vizitoi disa familje në fshatrat Levosovë dhe Osllarë. Gjatë bisedës erdhën në konkludim se nuk ka kapacitete për një bashkëpunim më serioz për prodhimin e qumështit dhe për blerjen e këtijë prodhimi nga ana e qumështores së Shabacit. Për rritje të prodhimit në këtë regjion, është paraparë vizita e katër qumështoreve të cilat bëjnë grumbullimin e qumështit në Bujanoc dhe Preshevë. Qumështorja e Shabacit është e gatshme që t’u dalë në ndihmë prodhuesve lokal të qumështit, t’u dhurojë laktofrize, sisteme për ruajtjen e qumështit dhe t’u paguj qumështin me një çmim më të lartë se sa çmimi aktual në treg.
READ MOREMIROSLAV BOGIQEVIQ, KRYETARË I KONCERNIT ,,FARMAKOM MB’’ NGA SHABACI
Në bazë të përzgjedhjes të klubit të gazetarëve afarist të Serbisë, kryetari i koncernit ,,Farmakom MB’’ nga Shabaci, Miroslav Bogiqeviq është përzgjedhur afaristi për vitin 2008. Koncerni ,,Farmakom MB’’ është fitues edhe i shumë lavdëratave i asociacioneve dhe shoqërive të cilat vendosin, dhe ate, për eksportuesin e vitit, për brendin më të mirë si dhe për aktivitetet humanitare.
READ MOREZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONALE KALUAN NË MËNYRË TË RREGULLT
Zjedhjet e para për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare të cilat janë mbajtur të dielën më 6 qershorë kanë kaluar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka nevojë në përsëritjen e tyre në asnjë njësi zgjedhore, deklaroi dje kryetarja e komisionit zgjedhorë Rozalija Torde.
READ MORESubotica, Leskoci, Piroti, Vranja dhe Bujanoci dje kanë marë sertifikatat si komuna me mjedis të përshtatshëm afarist
Mlagjan Dinkiq, ministër i ekonomisë dhe zhvillimit regjional, gjatë ndarjes së djeshme të sertifikatave komunave me mjedis të përshtashëm për investime afariste deklaroi se, në tërheqjen e investimeve nuk kontribuon vetëm qeveria republikane e cila ofron siguri politike dhe makroekonomike si dhe nxitje finansiare por edhe pushtetet lokale. Sertifikatat janë garancion ndaj afaristëve dhe investitorëve që në këto komuna kanë partnerë të besueshëm, partnerë të cilët do t’u ofrojnë shërbime, informata të nevojshme si dhe lehtësimin e punës.
Shembulli i dhënies së sertifikatës së komunës së Bujanocit është shembull se edhe komunat e më të pazhvilluara mund të promovojnë mjedisin e tyre për investime.
Riza Halimi: Jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin nacional të Shqipëtarëve
Në zghedhet e para për Këshillin Nacional të Shqipëtarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, bindshëm numër më të madh të votave (81%) ka fituar partija më e vjetër e shqipëtarve, Partija për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit. Pjesa tjetër i ka takuar listës e cila është propozuar nga Unioni Demokratik i Shqipëtarëve (UDSH) e Rahmi Zulfiut. Partia Demokratike Shqipëtare (PDSH) e kryetarit aktual të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafës si dhe Unioni Demokratik i Luginës (UDL) e dr Skënder Destanit kanë bojkotuar zgjedhjet si dhe njoftuan se nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
Klubi vollejbollistik ,,Junior’’ nga Bujanoci më 5 dhe 6 qershorë ka marrë pjesë në turnirin volejbollistik i cili është organizuar nga ana e KV ,,Panda’’ nga Vranja. Përpos këtyre dy klubeve, në këtë turnir kanë marrë pjesë edhe KV ,,Mladost’’, shkolla e volejbollit ,,Dositej Obradoviq’’, shkolla e volejbollit ,,Ju sportska halla’’ dhe KV ,,Vranje’’.
READ MORE