Vrajë – Ambasadori amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi ka hapur zyrtarisht shtëpinë e sigurtë në Vrajë, për gratë dhe fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare.
READ MOREVranjë – Përmes ndihmës së Programit të Progresit Europian në Serbi ka filluar projekti “Koha për gratë e suksseshme”, i cili projekt merret me zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.
READ MOREMedvegjë/Banjë e Sijarinës – Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka paralajmruar ndihmën e shtetit për zgjidhen e problemit të infrastrukturës dhe problemit ekonomik në teritorin e Banjës së Sijarinës.
READ MOREBujanoc/Vrajë – Grupi për fëmijë dhe të rinjët „Indigo“, e cila është partnere e UNHCR-it në projektin „Mbështetja e përfshirjes sociale dhe edukative e fëmijëve romë të zhvendosur“, ka shpallur konkurs për vullnetarë në Bujanoc.
READ MORENish – Konkursi i madh shpërblyes i Zlatne C Kafe “Sërbi, të lumshin duart”, i cili do të zgjasë deri në fund të këtij viti, ka për qëllim dhënien e shpërblimeve për kreativitet dhe përpjekje për të gjitha gratë në Serbi kur bëhet fjalë për artizanatet.
READ MORENish – Në kuadër të programit “Global citizen”, apsollventëve në fakulltete, si dhe atyrëve të cilët i kanë përfunduar studimet, zyra lokale AISEC-it në Nish, të mërkuren, më 18 mars, në ora 18, do të prezantoj mundësitë për vullnetarizëm në diasporë.
READ MOREJu ftojmë që të enjten, më 19 mars, në ora 12, të ndjekni vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Medvegjës.
Në ora 12, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e Bashkësisë Lokale të Banjës së Sijarinës, Dragan Deniqin dhe me banorët, takim i cili do të mbahet në sallën e hotelit „Gejzer“.
READ MOREPër përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të cilët merren me çështjen e arsimit dhe me avansimin e tij, më 12 mars është organizuar vizitë në Zyrën e Komesares së Lartë për Pakica Kombëtare në Hagë. Vizitën e ka organizuar Misioni i OSBE-së në Serbi, ndërsa institucionet të cilat njihen si përgjegjëse për procesin e arsimimit dhe përfaqësuesit e të cilit kanë marrë pjesë në takim janë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Enti për Vlerësimin e Kualitetit të Arsimimit dhe Edukimit. Shërbimin e Trupit Koordinues e kanë përfaqësuar drejtoresha Daniella Nenadiq dhe këshilltarja e drejtoreshës Millica Rodiq.
READ MOREPreshevë – Grupi i maturantëve të një shkolle të mesme në Preshevë ka krijuar projektin me të cilin do të fillojë puna në kinemasë në Preshevë, e cila nuk punonë që disa vite. Ata për portalin www.presheva.com, kanë deklaruar se me këtë projekt dëshirojnë jo vetëm t`a ngjallin kinemanë në Preshevë, por edhe jetën kulturore në këtë komunë.
READ MOREBujanoc – Festivali i formum shfaqjeve, të cilat shfaqje kanë për qëllim inkurajimin e tolerancës dhe dialogut në shkolla, ështa shfaqur në kuadër të projektit “Një hap më shumë – një hap më afër”, të cilin e realizon organizata “Neksus” nga Vraja dhe “Forumi rinor për edukimin e romëve” nga Bujanoci.
READ MOREBeograd – Asociacioni policor “Policët europian të nacionalitetit rom”, kanë mbajtur konferencën për gazetarë me rastin e realizimit të projektit të këtij asociacioni të emëruar me emrin “Inkluzioni i romeve dhe romëve në Sektorin e Sigurisë – drejt përkohshmërisë në trajnimin themelor policor”.
READ MOREVrajë – Pjesëtarët e MPB në Vrajë kanë sjellur vendimin rreth mbajtjes policore në kohëzgjatje prej 48 orëve, për personat me iniciale A.P (1974) nga Vraja, S.P (1968) dhe E.L (1968) nga rrethina e Bujanocit, përshkak të dyshimit se ilegalisht kanë prodhuar dhe kanë shitur lëndë narkotike, ka njoftuar sot Administrata Policore në Vrajë.
READ MORE