Medvegjë, Leban – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, than ë Leban se tregëtia me Prishtinën zhvillohet mirë. „Do të kishte mundur edhe më mirë, por gjithmonë kur keni probleme politike ata prezentojnë bllokadën e llojit të caktuar, dhe vjen deri tek stagnimi”, tha Vuçiq.
READ MOREBeograd – Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancoj në këtë vit me 364,3 milionë dinarë punimet në 26 qytete dhe komuna në ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës rrugore, komunale, elektroenergjetike, energjetike dhe infrastrukturës tjetër dhe objekteve në zonat afariste, si edhe punimet të cilat sigurojnë qasjen e zonave afariste dhe lidhjen e tyre me rrethinë.
READ MOREPreshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka njoftuar se më shumë se tre milion zarfe me llogari fiskale, të cilat qytetarët i kanë dërguar për pjesëmarrje në lojën shpërblyese “Merre llogarinë dhe fito”, janë bartur nga qendra postare në Zemun në Studion 8 të RTS në Koshutnjakë, ku më 11 mars do të tërhiqen çmimet e para.
READ MOREBujanoc – Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Brigadën e 4 të Ushtrisë së Serbisë ka organizuar aksionin “Ushtari medicinal në fshat”. Kontrollimet mjekësore të banorëve lokal kanë kryer në Nova Sellës, në BL Bilaç, në komunën e Bujanocit.
READ MOREBujanoc – Në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc kanë filluar përgaditjet për shënimin e Ditës së Shkollës më 28 mars, e cila është shënuar tri ditë më herët. Drejtoresha e shkollës Gordana Zllatkoviq thotë se në përmbajtjet festive programore vetëm se janë projektuar.
READ MOREAmbasada e Republikës së Polonisë në Serbi ka njoftuar se është hapur konkursi për këtë vit “Grantet e vogla 2017”, të cilat financohen nga buxheti i Republikës së Polonisë. Për financimin e projektit mund të konkurojnë: organizatat joqeveritare, institucionet nga rëndësia publike, administrate në nivelin qendror dhe lokal dhe misionet fetare dhe organizatat e motivuara fetare.
READ MOREKryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vizituar Bujanocin dhe Preshevën, ndërsa në Serbi ka ardhur me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit. Kryetarin e Shqipërisë në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë e ka pritur në pikën administrative Konçul të Bujanocit kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…
READ MOREBujanoc – Të vegjëlit nga kopshti i fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, dje me programin e tyre argëtues kanë ururar festën nënëave, gjysheve dhe tezeve të tyre. Idea e festës është që të gjithë të jepin kontribut në heqjen e diskriminimit të grave në teori dhe praktikë, por edhe apel qeverive që politika e cila udhëhiqet të jetë në përputhje me nevojat e grave.
READ MOREMedvegjë, Leban – Në Leban kanë filluar punimet në përfundimin e Qendrës për Dializë pranë Shtëpisë së Shëndetit, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të sëmuarit e veshkëve jo vetëm nga kjo komunë, por edhe nga komunat fqinje Medvegjë dhe Bojnik.
READ MOREMedvegjë – Të vegjëlit e kopshtit për fëmijë “Rinia” nga Medvegjë, kanë qenë ditëve të fundit të zellshëm dhe sëbashku me edukatoret e tyre kanë bërë dhuratat e suprizuara për nënat, gjyshet dhe tezet e tyre, në mënyrë që t`ia zbukurojnë festën e djeshme.
READ MOREBujanoc – Oda Ekonomike e Serbisë (OES) ka zgjedhur Lulzim Rashitin për përfaqësues të saj në Bujanoc. Rashiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se do të jetë i angazhuar për organizimin e ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit për qëllim të avansimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe shfaqjes së tyre në tregun rajonal.
READ MOREPreshevë – Në hapësirat e stacionit policor në Preshevë, në organizimin e Sindikatës së Policisë së Serbisë, organizatës humanitare “Koce Zauvek” dhe “HU u Srcu”, është organizuar aksioni i dhënies vullnetare të gjakut, gjatë të cilës janë grumbulluar 50 njësi të gjakut.
READ MORE