Konkursi për ndarjes së mjeteve të pakthyeshme të fondit “Mama Cash” për vitin 2017 do të hapet prej 15 marsit deri më 15 maj. Fondi “Mama Cash” është hapur për pranimin e letrave për interesim nga kandidatët të cilët nuk janë shfrytëzues të mjeteve të pakthyeshme apo partner, prej 15 marsit deri më 15 maj 2017.
READ MOREBujanoc – Po nëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik pranon planin e shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava”, në Bujanoc, ky institucion në vitin e ardhshëm shkollor do të ketë dy profile të reja arsimore – saldues dhe bravandreqës.
READ MOREMedvegjë – Mbrëmë në sallën e Qendrës Kulturore në Medvegjë janë mbajtur projeksionet e filmit Zona Zamfirova 2, në ora 18 dhe 20. Premierën e filmit në këtë vend e kanë shikuar më shumë se 600 njerëz. Shikuesit pas filmit të shikuar kanë thënë se janë të kënaqur që në vendin e tyre më në fund mbahen manifestimet kulturore.
READ MOREBeograd – Të gjithë ish punëtorët të cilëve punëdhënësit nuk ua kanë paguar kontributet dhe të cilët kanë “vrimë” në stazh, mund që deri në fund të vitit 2017 të paraqiten për lidhjen e stazhit. Të hollat janë siguruar nga arka shtetërore, ndërsa të drejtë për paraqitje kanë të gjithë të punësuarit në firmat në procesin e privatizimit, rekonstruktuimit apo në falimentim.
READ MOREBeograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka qenë mysafir në emisionin e TV Pink, gjatë së cilës ka folur rreth vizitës së mëparshme të presidentit të Shqipërisë në komunat Preshevë dhe Bujanoc.
READ MOREPreshevë – Kryetare e re e komunës së Preshevës është Ardita Sinani, funksionere e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) së Riza Halimit. Prej të premtes, më 10 mars, kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Preshevës është Sami Salihu, profesor nga fshati Rahovicë, shef i Grupit të PDSH, grup i ndarë nga krahu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Ragmi Mustafës.
READ MOREMedvegjë, Leban – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, than ë Leban se tregëtia me Prishtinën zhvillohet mirë. „Do të kishte mundur edhe më mirë, por gjithmonë kur keni probleme politike ata prezentojnë bllokadën e llojit të caktuar, dhe vjen deri tek stagnimi”, tha Vuçiq.
READ MOREBeograd – Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancoj në këtë vit me 364,3 milionë dinarë punimet në 26 qytete dhe komuna në ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës rrugore, komunale, elektroenergjetike, energjetike dhe infrastrukturës tjetër dhe objekteve në zonat afariste, si edhe punimet të cilat sigurojnë qasjen e zonave afariste dhe lidhjen e tyre me rrethinë.
READ MOREPreshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka njoftuar se më shumë se tre milion zarfe me llogari fiskale, të cilat qytetarët i kanë dërguar për pjesëmarrje në lojën shpërblyese “Merre llogarinë dhe fito”, janë bartur nga qendra postare në Zemun në Studion 8 të RTS në Koshutnjakë, ku më 11 mars do të tërhiqen çmimet e para.
READ MOREBujanoc – Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Brigadën e 4 të Ushtrisë së Serbisë ka organizuar aksionin “Ushtari medicinal në fshat”. Kontrollimet mjekësore të banorëve lokal kanë kryer në Nova Sellës, në BL Bilaç, në komunën e Bujanocit.
READ MOREBujanoc – Në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc kanë filluar përgaditjet për shënimin e Ditës së Shkollës më 28 mars, e cila është shënuar tri ditë më herët. Drejtoresha e shkollës Gordana Zllatkoviq thotë se në përmbajtjet festive programore vetëm se janë projektuar.
READ MOREAmbasada e Republikës së Polonisë në Serbi ka njoftuar se është hapur konkursi për këtë vit “Grantet e vogla 2017”, të cilat financohen nga buxheti i Republikës së Polonisë. Për financimin e projektit mund të konkurojnë: organizatat joqeveritare, institucionet nga rëndësia publike, administrate në nivelin qendror dhe lokal dhe misionet fetare dhe organizatat e motivuara fetare.
READ MORE