Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) dje njoftoi se përmes Programit siguria ekonomike, ka siguruar ndihmë në mjete finansiare dhe teknike grupit prej 11 sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të mundë të prezentohen në Panairin Ndërkombëtarë të bujqësisë në Mostar.
READ MOREMe mbështetjen finansiare të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Agjensioni zhvillimorë për Preshevë dhe Bujanoc realizon projektin ,,Ndryshohu, fillo punën’’. Janë mbajtur dy trajnime njëditore (26 dhe 27 mars të vitit 2010) të dedikuara nxënësve të shkollave të mesme ,,Sezai Surroi’’ dhe ,,Sveti Sava’’ nga Bujanoci dhe ,,Skëndërbeu’’ nga Presheva. Qëllimi i këtyre punëtorive është trajnimi më i përsosur i nxënësve të shkollave të mesme dhe pregatitja e tyre për konkurim sa më të suksesshëm për punë.
READ MORETë enjten më 8 prill kryetari i Republikës së Serbsë Boris Tadiq ka hapur minierën Leqe në Medvegjë. Kjo minierë e plumbit, zingut, arit dhe argjendit nuk ka punuar plot 10 vite. Në hapjen e minierës ka marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq.
READ MOREKryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq të enjten më 8 prill do të vizitojë Komunën e Medvegjës.
Kryetari i Serbisë do ta vizitojë Fakultetin në Medvegjë, ku do të bisedojë me studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Ju lusim përfaqësuesit e mediave që para ndërtesës së së Fakultetit të jenë në ora 11.00.
READ MOREBeograd – Komuna e Bujanocit është fitues absolut në garën e pushteteve lokale në promovimin e investimeve në Serbi të cilin e ka organizuar USAID në suaza të Programit nxitja e zhvillimit ekonomik në Serbi. Çmimi i dytë i ka takuar Leskocit ndërsa i treti Uzhicës. Çmimet e fituesve u kanë dorëzuar Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, Mlagjan Dinkiq. Bozhidar Gjeliq dhe Oliver Druliq. Në garën me titull ,,Investoni në Serbi’’, përfaqësuesit e 28 komunave nga Serbia, prej 1 deri më 31 mars kanë pasur rastin që jurisë të përbërë nga ekspertët t’u prezentojnë potencialet ekonomike dhe investive si dhe t’i ekspozojnë në takimin final në panairin investiv i cili është organizuar dje në hotelin ,,Hayat’’ në Beograd.
READ MOREVranjë- Ministresha e PIN-it, Verica Kalanoviq konsideron që shteti duhet të investoj më tepër në Serbinë jugore, mirëpo për këtë duhet një inisiativë më e madhe e pushteteve lokale.
READ MOREKryeshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Dimitrios Kiprios deklaroi se Serbia ka arritur ,,përparim enorm gjatë vitit 2009’’ dhe se ,,ka një pozitë të rëndësishme në regjion’’.
READ MOREKryqi i kuq i Bujanocit dje ka filluar shpërndarjen e pakove humanitare për rreth 1000 qytetarë më të varfër në bashkësitë lokale në zonën e kësaj komune.
,,Dje në zonën e komunës së Bujanocit, nën organizimin e Kryqit të kuq, ka filluar shpërndarja e 1000 pakove humanitare për qytetarët më të varfër të kësaj komune’’, deklaroi sekretari i Kryqit të kuq të Bujanocit Bratislav Lazareviq.
READ MOREPreshevë – Në suaza të projektit ,,T’i njohim drejtat tona’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa realizohet nga organizata joqeveritare ,,Qendra pë arsimim multikulturor’’, organizon tryezën e rrumbulkakët të dytën me rradhë me temë ,,Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave’’, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe afër tridhjetë nxënës të shkollave të mesme, kryesisht maturantë.
READ MOREZëvendësi i ambasadorit të Gjermanisë Hans Urlih Sudbek gjatë vizitës së tijë në Bujanoc, deklaroi se për të gjithë investitorët potencial më e rëndësishme është stabiliteti politik.
"Në bisedë me të gjithë investitorët potencial gjithmonë egzistonë pyetja primare: a mbretëron në regjion sabiliteti politik, e ne mundemi me përgjegjësi t’u përgjigjemi tek atëher nëse të gjitha etnitetet në Bujanoc bashkëpunojnë në strukturat shtetërore të vendit’’, delaroi Sudbek.
READ MOREQendra për medijim në konfliktet ekonomike, e cila është hapur javën e kaluar pranë Agjensionit Regjional në dhomën ekonomike në Leskoc, duhet të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të subjekteve ekonomike në 13 komunat e regjionit të Pçinjës dhe të Jabllanicës. Problemet në ekonominë e Serbisë jugore janë të mëdha ashtuqë për zgjidhjen e tyre nevojitet më tepër këmbëngulje dhe durim, ndërsa qendra për medijim për konflikte ekonomike duhet të ndihmojë në këtë drejtim.
READ MORENë suaza të realizimit të projektit ,,Dhënia i shërbimeve më të mira në nivelin lokal’’ (DILS), ministria Republikane e shëndetësisë sot në Nish organizon trajnimin mbi kompetencat e qeverive lokale në sferën e përkujdesjes shëndetësore, dhe ate për kryetarët e kuvendeve komunale, përfaqësuesit e këshillave lokale, kryeshefat e komunave, kryeshefat e departamenteve si dhe referentët të angazhuar në shërbimet e mbrojtjes shëndetësore dhe finansiare nga Nishi, Medvegja, Lebane, Vranja, Bela Palanka, Dimitrovgradi, Vlasotinca, Knjazhevci, Zajeçari, Kladova, Dolevci dhe Bllaca. Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë edhe drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe të institutit të shëndetit publik nga qytetet e lartëpërmendura.
READ MORE