Rreth hapjes së paraleleve të ndara të fakultetit të Drejtësisë dhe fakultetit Ekonomik nga Nishi, kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq deklaroi se në fillim të muajit gusht do të fillojë afati i regjistrimit, kurse provimi kualifikues për këto dy paralele do të organizohet në fillim të shtatorit.

Paralelja e fakultetit Ekonomik do të ketë dy drejtime, doganën dhe finansat si dhe ekonominë dhe turizmin kurse momentalisht punohet për organizimin e mësimit në gjuhën shqipe.
– Shumica e teksteve shkollore janë të përkthyera kurse tentojmë që një pjesë të mësimit të ligjërohet në gjuhën shqipe ose është e mundur që në fillim të ketë përkthim simultant- deklaroi Drashkoviq.
Për vijimin e mësimit është pregatitur një hapësirë prej 420 metrash katrorë.
Drashkoviq deklaroi se gjat regjistrimit, përparësi do të kenë studentët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, mrëpo pritet edhe regjistrimi i studentëve nga trevat tjera.
Paralelet e ndara të Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë të univerzitetit të Nishit në Medvegjë do të punojnë në krahun e ndarë të shkollës fillore, ndërsa studentëve të ardhshëm do t’u ligjërojnë profesorë vetëm nga Nishi. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën serbe, por nëse ka të interesuar për studjimet e drejtësisë edhe tek brucoshët shqipëtarë, atëherë do të organizohet edhe përkthimi simultant.