14 janarë 2010

  • In Lajme
  • 14. January 2010.
  • 17 Views

BESOJ NË QEVERINË E SERBISË
BISEDË: SKËNDER DESTANI, KRYETARË I KUVENDIT TË PRESHEVËS
Skënder Destani, mjek-pediatër, kryetarë i parlamentit lokal në Preshevë dhe lider i Unionit Demokratik të Luginës (UDI), së bashku me kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është anëtarë i Kryesisë së Trupit Koordinues. Qeveria e Republikës së Serbisë e ka formuar këtë institucion në mënyrë që t’i zbusë pasojat e konfliktit të armatosur në mes të shqipëtarëve të mllefosur dhe forcave serbe të sigurimit në vitin 2001 dhe 2002.




BESOJ NË QEVERINË E SERBISË

BISEDË: SKËNDER DESTANI, KRYETARË I KUVENDIT TË PRESHEVËS

Skënder Destani, mjek-pediatër, kryetarë i parlamentit lokal në Preshevë dhe lider i Unionit Demokratik të Luginës (UDI), së bashku me kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është anëtarë i Kryesisë së Trupit Koordinues. Qeveria e Republikës së Serbisë e ka formuar këtë institucion në mënyrë që t’i zbusë pasojat e konfliktit të armatosur në mes të shqipëtarëve të mllefosur dhe forcave serbe të sigurimit në vitin 2001 dhe 2002.

VRANJSKE: Pas rekonstruimit të Trupit Koordinues, Ju dhe partija e Juaj jeni të kyqur tek pas dy muajsh. Përse?

DESTANI: Ne, në momentin e rekonstruimit të TK nuk kemi qeverisur Preshevën, kështu që edhe nuk kemi qenë në kombinim. Kur në maj kemi ardhur në qeveri, automatikisht jemi kyqur në punën e këtij institucioni.

JAM I VETËDIJSHËM PËR KRIZËN

Sa jeni të kënaqur me punën e deritanishme të TK?

– Mundë të them se përparimi është i dukshëm edhe pse në disa gjëra është vonuar. Ka kaluar gati një vitë nga rekonstruimi i TK dhe tek tash ka filluar me formimin e grupeve punuese të cilat tash po i përpilojnë planet për punën e mëtutjeshme.

Cilat janë pasojat e vonesës kur dijmë se grupet punuese, me ndihmën e ministrisë duhet t’i përparojnë gjashtë sferat kyqe për regjionin tonë: arsimin, drejtësinë, sigurinë, informimin, ekonominë dhe shëndetësinë?

-Shumë gjëra janë lënë pasdore, faktikisht jemi një vitë vonesë. Vetëm grupi punues për arsim ka bërë diqka, ndërsa pesë grupet tjera nuk kanë bërë ende asgjë.

Për qfar arsye ka ardhur deri te vonesa, kush është përgjegjës?

– Sa i përket Preshevës, ne kemi kryer obligimin tonë rreth formimit të grupit punues dhe ate në korrik të vitit 2009. Problemi ka qenë tek përfaqësuesit serb kur nuk kanë mundur të merren veshë se kend do ta zgjedhin për anëtarë në këto grupe. Pres që së shpejti të vijnë përfaqësuesit e ministrive që në takimin e Kryesisë së TK të përpilojnë planin e punës për vitin e ardhshëm.

Theksuat se po vërehet përparim në Preshevë pas rekonstruimit të TK. Për qka bëhet fjalë?

-Nga 98 milion dinarë, sa është paraparë që këtë vitë të investohet në Preshevë, përmes TK kanë arritur 80%. Mjetet arrijnë me kohë dhe pa problem, pa e marrë parasyshë vonesën e grupeve punuese, TK i përmbushë obligimet e sajë.

Ku janë investuar ato mjete?

– Më së tepërmi në infrastrukturë dhe rrugë. Përpos kësajë, Presheva së shpejti do ta ketë sheshin qendrorë, ndërtimi i së cilit do të kushtojë 24 milionë dinarë. Sumën më të madhe për këtë projekt na e ka dhënë TK ndërsa suma tjetër nga vetëkontributi dhe donatorët e jashtëm.

Ajeni të kënaqur me 98 milionë duke e marë parasyshë se vitet e kaluara keni marë më tepër mjete nga TK?

– Personalisht mendoj se Presheva ka nevojë për më tepër mjete, mirëpo jamë i vetëdijshëm me krizën që na ka kapluar. E dijë që kjo që është maksimumi që mundë të marrim në këto momente. Nuk është keqë duke marrë parasyshë krizën dhe situatën ekonomike.

Thatë se prisni takimin e Kryesisë së TK ku do të flisni për prioritetet. Cilat janë problemet kryesore që e preokupojnë Preshevën dhe qfar do të propozoni për zgjidhjen e këtyre problemeve?

– Kemi dy probleme të mëdha: mungesa e një shkolle të lartë në gjuhën shqipe dhe reparti për lidje. Fëmijët tanë lindin në Vranjë e cila është larg Preshevës 50 km. Kemi premtimin nga ana e TK por edhe të disa institucioneve ndërkombëtare dhe OSBE-së se ky problem do të zgjidhet së shpejti. Sa i përket fakultetit, sipas studios që e kemi bërë, na nevojitet drejtimet ekonomike që do t’i trajnojnë kuadrott për zhvillim të biznesit të vogël privat. Mendoj se zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet sepse pa zhvillim ekonomik nuk do të ketë as paqe e as stabilitet.

I ashtëquajturi ,,Plan i Çoviqit“ nga viti 2001 ka paraparë stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipëtarëve në institucionet shtetërore si dhe tri kushte primare për daljen e regjionit nga kriza.

Qka është arritur deri më tani nga e gjithë ajo?

– Pjesa e parë është kryer. Kemi pasur disa herë zgjedhje të lira dhe pushtetet lokale fungsionojnë. Sa i përket zhvillimit ekonomik, nuk jamë i kënaqur, sepse ky regjion ende mbetet shumë i varfër. Sipas meje, pa ndihmën e Qeverisë përmes TK nuk do të jetë e mundur që të kemi zhvillim ekonomik. Sa i përket integrimeve, është bërë një përparim i madh dhe se nuk mund të them se nuk është bërë asgjë.

Sipas Jush, a jeni të kënaqur me integrimin e deritanishëm të Shqipëtarëve?

– Patjetër duhet të jemi real. Qdokush i cili thot të kundërtën nuk e ka me të drejtë. Nuk duhet të harrojmë se deri në vitin 2001 në polici në Preshevë ka punuar një nr i vogël i Shqipëtarëve, ndërsa tash ata përbëjnë rreth 60% të nr të përgjitshëm të policisë në Preshevë. Në gjykata kanë punuar 2 apo 3 Shqipëtarë, ndërsa tash janë rreth 30%. Në institucionet komunale në Preshevë ka më tepër Shqipëtarë se sa Serb.

A mendoni se qeveria e Beogradit ka vullnet politik që t’i zgjidhë problemet e Shqipëtarëve?

– Po, mendoj se egziston vullneti politik i qeverisë qendrore. Për ate edhe pres që problemet të fillojnë të zgjidhen

Disa liderë politik nuk do të jenë dakord me fjalët e Juaja? Psh, Jonuz Musliu, kryetarë i kuvendit komunal të Bujanocit, në intervistën dhënë gazetës sonë ka deklaruar se Beogradi Shqipëtarët i trajton si qytetarë të rendit të dytë dhe se nuk egziston vullnet për zgjidhjen e problemit.

– Musliu nuk ka të drejtë. Ashtu sjellen vetëm vendet jodemokratike, ndërsa qytetarë të rendit të dytë janë Çifutët në Gjermaninë e kohës së Hitlerit. Serbia është shtet demokratik i cili njësoj i trajton të gjithë qytetarët e sajë.

NUK MUNDEMI VETËM

Qfar rëndësie ka egzistimi i TK për këtë regjion?  

– Egzistimi i TK është i patjetërsueshëm si ndërlidhës me Beogradin por edhe për forcimin e kapaciteteve të pushteteve lokale në tri komunat. Komunat nuk janë në gjendje që në mënyrë të pavarur të punojnë në projektet e mëdha sepse investitorët dhe donatorët kërkojnë respektimin e standardeve europiane, ndërsa komunat nuk kanë nr të mjaftueshëm të njerëzve të kualifikuar për të siguruar ato standarde.

A mendoni se duhet rekonstruar punën e TK?

– Njerëzit në TK janë ekspert dhe të kualifikuar. Duhet vetëm zbatuar ate që është bërë marrëveshja. Tash jamë i kënaqur me gjërat që po bëhen.

A mendoni se Qeveria duhet të jetë edhe më aktive në regjion?

– Po, këtu gjithnjë duhet të ketë përfaqësues nga qeveria sepse kanë një forcë të madhe politike dhe mundë të veprojnë. Mendoj se Qeveria ka shumë probleme shtetërore të cilat kërkojnë zgjidhje, ndërsa njëri ndër këta probleme është edhe Lugina e Preshevës. Njerëzit nga Qeveria nuk kanë ide se si jetohet këtu, ndërsa binden vetëm kur ta vizitojnë këtë regjion.

Thatë se nuk jeni të kënaqur me zhvillimin ekonomik. Sa është përgjegjësia e TK në këtë drejtim?

–  Trupi Koordinues nuk është në mënyrë direkte përgjegjës, por Qeveria e Serbisë. Këtu në Preshevë psh, privatizimi është bërë në mënyrë jo të rregullt dhe nuk ka pasur kurrfar investimesh në ekonomi. Rreth 60% të njerëzve të aftë për punë janë të papunësuar. Në planin ekonomik e gjith ajo që është bërë, është bërë në vitin 2005 në kohën e mandatit të Nebojsha Çoviqit, kryetarit të parë të TK. Pas asaj, deri në rekonstruimin e tijë, Trupi Koordinues ka qenë vetëm organ politik.

Qka mendoni, një pjese të përgjegjësisë për një situatë të tillë a e mban edhe pushteti lokal?

– Punën e TK në mënyrë të dukshme e stagnojnë edhe mosmarrëveshjet në mes të politikanëve Serb dhe Shqipëtarë lokalë. Problem i madh është se në pushtetin lokal të Bujanocit dhe Preshevës nuk ka përfaqësues Serb. Në Bujanoc ky është problem i madh sepse TK nuk mundë të punojë nëse nuk egziston pushteti multietnik.

Kush është përgjejës për këtë?  

– Përgjegjësia është edhe tek Shqipëtarët por edhe tek Serbët. Mirëpo, Shqipëtarët duhet të tregojnë vullnet që duan që Serbët të jenë në pushtet, e këtu TK duhet ta ketë rolin kyq. Mendoj se pushteti multietnik është pasuri e madhe për të gjitha mjediset ku kërkohet nevoja.

Si është situata në Preshevë?  

– Tek ne është problemi se kemi pak Serbë. Nga 38 vendet në kuvendin komunal të Preshevës, Serbët i kanë 2 vende, një i partisë radikale dhe një i partisë socialiste. Bashkëpunojmë shumë mirë me ata dhe partija ime u ka koncesuar disa vende në bordin komunal dhe komisione.




Погледајте још

Најновије

Архива чланака