02.01.2026.

UE DHE QEVERIA E ZVICRRËS FINANCOJNË PËRFUNDIMIN E NDËRTIMIT TË QENDRËS PËR DIALIZË NË LEBAN

  • In Lajme
  • 9. March 2017.
  • 41 Views
UE DHE QEVERIA E ZVICRRËS FINANCOJNË PËRFUNDIMIN E NDËRTIMIT TË QENDRËS PËR DIALIZË NË LEBAN

Medvegjë, Leban – Në Leban kanë filluar punimet në përfundimin e Qendrës për Dializë pranë Shtëpisë së Shëndetit, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të sëmuarit e veshkëve jo vetëm nga kjo komunë, por edhe nga komunat fqinje Medvegjë dhe Bojnik.

Me realizimin e këtij projekti, për të cilin UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit zhvillimor të Progresit Europian, kanë ndarë pesë milionë dinarë, ndërsa komuna e Lebanit ka ndarë po edhe aq mjete, do të kryhen të gjitha punimet ndërtimore, si edhe instalimi elektrik, ventilimi dhe klimatizimi i hapësirave.

„Pacientët tanë nuk do të duhen më të shkojnë në Leskoc për dializë, sepse trajtimi i nevojshëm medicinal do t`i kryhet edhe në Leban, ndërsa njëkohësisht do të funksionojë automjetet sanitare të cilat janë të nevojshme për intervenime të tjera”, tha Vojin Trajkoviq, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Leban.

Shtëpia e shëndetit, përmes ndihmës së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, ka fituar edhe pjesën e pajisjeve medicinale për Qendrën e ardhshme për Dializë, e cila përfshinë defibrilatorin, EKG aparatin, monitorin për pacienta, tetë shtretër dhe një sterelizator të thatë, ndërsa dy mjek dhe tetë motra medicinale do të kalojnë trajnimet e nevojshme.

Siç është paraparë, punimet do të duhej të përfundojnë në afat prej tre muaj, ndërsa realizuesi i punimeve është firma ndërtimore “Invest Produkt” nga Lebani, e cila është zgjedhur në procedurën e prokurorimit publik.

Burimi: Jugmedia dhe Trupit Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака