Bujanoc – Beograd – Shoqata “Ëndrra rome” ka siguruar 57 komplete librash për nxënësit romë të shkollës së mesme të Bujanocit “Sveti Sava” në Bujanoc.
Bujanoc – Beograd – Shoqata “Ëndrra rome” ka siguruar 57 komplete librash për nxënësit romë të shkollës së mesme të Bujanocit “Sveti Sava” në Bujanoc.
Nxënësve nga klasa e parë deri në të katërtën u shpërndanë tekste shkollore në sallën e Kuvendit të Komunës.
Projekti është realizuar përmes shoqatës “Ëndrra rome”, ndërsa tekstet janë paguar nga buxheti i komunës.
Faleminderit këshilltarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Adem Salihit, i cili në bashkëpunim me Shoqaten të qytetarëve “Ëndrra rome”, e inicioi idenë dhe projektin”, tha Ibro Idiq nga shoqata.
Ai e falënderoi kryetarin e komunës Nagip Arifi për mbështetjen e idesë gjatë Dekadës së Romëve.
Ai shtoi se ky është vetëm një veprim i radhës që shoqata e ka realizuar.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











