30.12.2025.

TË RESHURAT E SHUMËTA RREZIKOJNË ZONAT KU KALON MORAVA E JUGUT

  • In Lajme
  • 6. April 2015.
  • 54 Views
TË RESHURAT E SHUMËTA RREZIKOJNË ZONAT KU KALON  MORAVA E JUGUT

„Mbrëm ka pasur rënie të mëdha të shiut, nga 20 deri 30 litra për metër katror, ndërsa të gjitha ekipet e Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme janë në gadishmëri të plotë“, ka deklaruar Predrag Mariq, kryeshefi i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme në MPB.

Siç ka thënë ai, më të rrezikuara janë zonat ku kalon Morava e Jugut, nga Presheva, Vraja, Bosilegradi, përgjat Nishit, Aleksincës dhe Krushevcit. Mariq ka thënë se në rast se të reshurat janë më të mëdha se çka janë të parapara, nuk mund të përjashtohet mundësitë e përmbytjeve në lumenjët tjerë më të vegjël.

Drejtori i JP “Srbijavode”, Goran Puzoviq, ka thënë se situate hidrometerologjike në Serbi është komplekse, mirëpo nuk ka arsye për panikë.

 „Gjatë marsit ka pasur 80 milimetra të reshura për metër katror, çka i bie për 50 përqind më shumë se mesatarja. Në përputhje me njoftimin e RHMZ-së, në ndërmarrjen „Serbijavode“, është caktuar kujdestari përgjat 24 orëve të ditës, ndërsa është dhënë edhe urdhëri që të bëhet paijisimi dhe gadishmëria njerëzore në pikat kritike. Egziston koordinimi me Sektorin për Situata të Jashtëzakonshme të MPB dhe shtabet lokale për mbrojtje nga përmbytjet“, ka thën Puzoviq.

Në lumenjët e Serbisë momentalisht në 97 lokalcionet kryhet përmirësimi i shtrateve të dëmtuara të cilat kanë shkaktuar përmbytje në majin e vitit të kaluar.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka