13.02.2026.

TAKIMI I NENAD MITROVIĆ DHE MILAN ANTONIJEVIĆ

  • In Lajme
  • 13. February 2026.
  • 18 Views
TAKIMI I NENAD MITROVIĆ DHE MILAN ANTONIJEVIĆ

Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Milan Antonijević, u takua me përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ushtruesin e detyrës së drejtorit Nenad Mitrović dhe ushtruesen e detyrës së zëvendësdrejtoreshës Jelena Čolić.

U hapën tema konkrete që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke filluar nga mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare dhe çështjet e arsimit, deri te problemi i pasivizimit të adresave dhe nevoja për mbështetje më të fuqishme institucionale për komunitetet lokale.

Theks i veçantë iu kushtua integrimit të popullsisë dhe pranisë së institucioneve në terren. Komisioneri njoftoi se në periudhën e ardhshme do të vizitojë Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare dhe do të punojë në forcimin e bashkëpunimit me aktorët lokalë, pasi dialogu është hapi i parë drejt ndërtimit të besimit.

Burimi: www.instagram.com/poverenik_pzr

 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака