Beograd – Misioni i OSBE-së në Serbi vlerësoi përparimin e bërë nga përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë dhe Këshillit nacional të pakicës shqiptare në tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

Beograd – Misioni i OSBE-së në Serbi vlerësoi përparimin e bërë nga përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë dhe Këshillit nacional të pakicës shqiptare në tekstet shkollore në gjuhën shqipe.
Nënkryetari i parë dhe ministri i Arsimit Branko Ruzhiq tha se javën e kaluar në një takim me përfaqësuesit e Këshillit nacional të shqiptarëve në Bujanoc u zgjidh çështja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe Misioni i OSBE-së vlerësoi qëndrimin pozitiv të të gjitha palëve, duke përmendur Këshillin nacional të pakicës shqiptare, Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe Dialogu social,Ministrinë e Arsimit dhe Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas Misionit, ata janë të angazhuar në një dialog konstruktiv për gjetjen e zgjidhjeve të mëtejshme praktike për çështjen e teksteve shkollore dhe problemeve të tjera që lidhen me arsimin.
Nëpërmjet konsultimeve, OSBE-ja ka ndihmuar zyrtarët qeveritarë në Serbi dhe komunitetin shqiptar në tri komuna në jugun e Serbisë që të bien dakord mbi mënyrën më të mirë të përdorimit të kornizës ligjore dhe institucionale në dispozicion për të ofruar më shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe.
“Kohët e fundit jemi angazhuar me të gjitha palët në riforcimin e planit shtatëpikësh me mbështetjen e Misionit të vitit 2013, në të cilin qeveria u angazhua për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në jugun e Serbisë sa i përket përfaqësimit në institucionet shtetërore, qasje në arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik të rajonit”, thuhet në një deklaratë të Misionit të OSBE-së në Serbi.
Burimi: Rtv.rs, Trupi koordinues











