02.01.2026.

MINISTRIA E EKONOMISË KA MIRATUAR 9 MILIONË DINARË PËR PASTRIMIN E UJRAVE TË ZEZA NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 6. December 2016.
  • 34 Views
MINISTRIA E EKONOMISË KA MIRATUAR 9 MILIONË DINARË PËR PASTRIMIN E UJRAVE TË ZEZA NË BUJANOC

Bujanoc – Kryetari i komunës Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 9 milionë dinarëve për përpilimin e dokumentacionit projektues për sistemin e pastrimit të ujrave të zeza.

Bujanoc – Kryetari i komunës Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 9 milionë dinarëve për përpilimin e dokumentacionit projektues për sistemin e pastrimit të ujrave të zeza.

Bëhet fjalë për mjetet e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Serbisë të cilat janë miratuar në shtator të këtij viti. Ministria e Ekonomisë me këtë rast i ka miratuar komunës së Bujanocit 8,964 milionë dinarë për përpilimin e dokumentacionit projektues për ndërtimin e sistemit për pastrimin e ujrave të zeza.

Plani i komunës së Bujanocit është që të hollat për ndërtimin e këtij sistemit të siguroj përmes konkursit të fondeve europiane.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака