MEDVEGJË – Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq më 21 janarë vizitoi Medvegjën dhe studentëve të paraleleve të ndara të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit u dhuroi tekstet shkollore të semestrit të dytë në gjuhën shqipe. Ministri Markoviq bisedoi me studentët rreth mësimit dhe problemeve me të cilat janë ballafaquar në semestrin e parë. Ministri Markoviq pret që në katër vitet e ardhshme në këto paralele të ketë rreth 500 studentë.
READ MOREAmbasada Britanike përkrahë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve për Serbinë jugore, deklaroi dje Keti Kotrell, sekretari i parë i ambasadës Britanike në Beograd. Kotrell gazetarët në Bujanoc i informoi se ambasada Britanike me vëmendje përcjell dhe mbështetë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, posaqërisht në Serbinë jugore, sepse kjo është mundësia që pakica kombëtare Shqipëtare të ketë mundësi të prezentojë të gjitha potencialet e sajë.
READ MOREMEDVEGJE – Te enjten, me 21 janare, kryetari I Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, me delegacionin e afaristeve te udhehequr nga drejtori I Farmakom-it MB, Mirosllav Bogiqeviq do te vizitoje Medvegjen. Ne kete delegacion do te marre pjese edhe sekretari shteterore prane Ministrise se energjetikes dhe minierave Radivoje Milanoviq, si dhe perfaqesuesit e fabrikes se baterive nga Sombori, fabrikes se qumeshtit nga Shabaci, kombinatit industrial Guca, shkritores Pozhega, minieres dhe shkritores Zajecar, PIK 7 juli, Kombinatit bujqesore Beograd, RDS grupit dhe RTB Bor. Qellimi I kesaj vizite eshte marreveshja rreth dites se fillimit te punes se minieres Leqe dhe mundesive te investimit ne komunen e Medvegjes.
READ MOREJaponia në njëzet vjetët e fundit ka qenë njëri ndër donatorët më diskret dhe më të mëdhej në hapësirat tona. Vetëm në decenien e fundit nga ky vend Serbija ka marrë 198,4 milion euro.
Qeveria e Japonisë në Republikën e Serbisë në këtë moment realizon disa projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë duke përfshirë këtu projektin e pastrimit të Bujanocit.
Kryetari I Kuvendit Komunal të Preshevës, Skënder Destani, deklaroi se këshillëtarët në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë kërkuar formimin e gjykatës themelore dhe gjykatës së lartë për tri komunat në jug të Serbisë.
READ MOREZëvendësministri i Serbisë, e njëherit ministër i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tijë të djeshme në fshatin Maroc, në zonën tokësore të sigurisë theksoi se situata përgjatë vijës administrative me Kosovën është stabile. Ministri i policisë theksoi se interesi i Serbisë është që në këtë rajon të mbretërojë paqja dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët pa e marë parasyshë nacionalitetin e tyre duke shtuar domosdoshmërinë për investime në infrastrukturë në rajonin e komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
READ MOREBESOJ NË QEVERINË E SERBISË
BISEDË: SKËNDER DESTANI, KRYETARË I KUVENDIT TË PRESHEVËS
Skënder Destani, mjek-pediatër, kryetarë i parlamentit lokal në Preshevë dhe lider i Unionit Demokratik të Luginës (UDI), së bashku me kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është anëtarë i Kryesisë së Trupit Koordinues. Qeveria e Republikës së Serbisë e ka formuar këtë institucion në mënyrë që t’i zbusë pasojat e konfliktit të armatosur në mes të shqipëtarëve të mllefosur dhe forcave serbe të sigurimit në vitin 2001 dhe 2002.
Edhe për kundër kursimeve të mëdha të parapara për vitin 2010, Qeveria e Sërbisë në buxhetin e vitit paraprak ka paraparë rritje më të mëdhe të mjeteve për punën e trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas buxhetit i cili është aprovuar me 21 dhjetor, trupi Koordinues do të ketë në dispozicion 421.550.000 dinar në 2010.
READ MOREOrganizata themelore e dhënësve vullnetarë të gjakut të administratës Policore së Vranjës, më 22 dhjetorë në stacionin Policorë në Preshevë, ka organizuar aksionin e dhënies vullnetare të gjakut. Me këtë rastë janë mbledhur 86 njësi të gjakut. Këtë aksion e kanë ndërmarrë zyrtarët policorë nga e gjithë administrata policore e Vranjës, anëtarët e Trupit Koordinues, pjesëtarët e policisë kufitare, Zhandarmerisë, BIA-së, Ushtrisë Serbe dhe qytetarët. Gjatë vitit 2009 janë organizuar 12 aksione të dhënies vullnetare të gjakut ku janë grumbulluar 1116 njësi të gjakut.
READ MOREVerica Kallanoviq, ministresh për Planin nacional investues, eshte takuar dje në Bujanoc me kryetarët e 40 komunave më të pazhvilluara në Serbi. Në tubim u fol për realizimin e projekteve në këtë vit dhe për planet për vitin tjetër.
“jam i lumtur me bashkupinimin që kam me ju, edhe pse kjo e tëra ka mundur të jetë edhe shumë më mirë dhe shumë më tepër. Prej 148 projekteve të lejuara për nëntë muaj në tërësi janë realizuar 67, ndërsa 47 projekte janë përfunduar me shkallë 50%. Pres që vitin e ardhshëm të gjithë të përpiqemi më tepër. Edhe ne në Ministri, por edhe ju në mjediset tuaja” tha ministresh Kallanoviq.
Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq do të qëndroj në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë më 22 dhe 23 dhjetor gjatë së cilës do të pranoj ankesat e qytetarëve për punën joligjore apo jo të rregullt të organeve të administratës. Jankoviqi me bashkëpunëtorë do t’i pranoj qytetarëve, nga ora 8,30 deri në ora 17.00, më 22 dhjetor në Bujanoc, ndërsa më 23 dhjetor në Preshevë dhe në Qendrën kulturore në Medvegjë, është njoftuar nga kabineti i tij.
READ MOREMe brohoritjet ,,bravo’’ dhe me duartrokitje të pandërprera dhe me ca lotë në sy, publiku ka përcjellur nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva në teatrin e vogël ,,Dushko Radoviq’’ në prezentimin e çfaqjes ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Mundi me nderë, përkushtim dhe dashuri, si gjithnjë, edhe kësaj here është paguar. Kjo është një dhuratë e vërtetë për këta nxënës. Dy muaj pune intenzive dhe të mundimshme është shpaguar me shoqërim dhe me një projekt unikat. Si rezultat i kësaj pune është pop show mbi jetën e tinejgjerëve të Serbisë jugore për të cilët tekstin e kanë bërë ata vetë dhe vetë kanë aktruar në gjuhën shqipe, serbe, rome dhe angleze.
READ MORE