Pas pritjes së suksesshme të ,,Petar Panit’’, çfaqjes së parë e cila u realizua pas shumë vitesh në praninë e më se 750 nxënësve nga Presheva dhe Bujanoci, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon me organizimin e programeve me përbajtje kulturoro-edukuese për më të vegjëlt.
Me këtë rast, Trupi Koordinues organizon çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’, e cila egzekutohet nga kvinteti i ansamblit të Filharmonisë së Beogradit të enjten më 11 qershorë në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc e më pastaj në ora 16.00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë.
READ MOREAmbasadori i Japonisë Toshio Tsunozaki së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin mbjolli dy drunjë të miqësisë në qendër të Bujanocit. Në këtë manifestim morën pjesë drejtorët e shkollave fillore të cilat marrin pjesë në projektin ,,Hapësira e pastër’’ të cilin project Qeveria Japoneze e finanson me 100.000 euro.
READ MOREDrejtori i Industrisë së Duhanit në Bujanoc (DIB) Bogolub Tomiq shpreson se këtë vitë në teritorin e komunës së Bujanocit dhe të Preshevës do të ketë prodhim prej 400 tonelatësh të duhanit oriental, që është për rreth 100 tonelatë më tepër prodhim se sa vitin e kaluar.
READ MOREAmbasadorët e Gjermanisë dhe të Holandës në Beograd, Wolfram Maas dhe Ron Van Dartel, përshëndetën kyqjen e Shqipëtarëve në Trupin Koordinues për Serbinë jugore. ,,Na vjen mirë që Trupi Koordinues ka filluar të fungsionojë sepse vetëm me angazhimin e të gjthëve që jetojnë në këto treva munden të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj treve.
READ MOREDrejtori i misionit të USAID-it në Serbi Michael Harvey u ka dorëzuar vërtetimet përfaqësuesve të nëntë komunave në shenjë mirënjohje për aftësinë e tyre në përparimin gjatë situatave të jashtëzakonshme në nivelin lokal.
Vërtetimet, përpos përfaqësuesve të Medvegjës, kanë marrë edhe përfaqësuesit e Ariles, Beçeit, Seqanj, Sjenicës, Vlasotincës, Vrshacit, Zhitishtës dhe Zrenjaninit.
READ MOREMilan Markoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deklaroi se për raportet ndëretnike në Serbinë jugore është shumë me rëndësi që ,,hapja e zyrës së parë të Mbrojtësit të qytetarëve jashtë Beogradit bahet në Serbinë jugore”.
READ MOREQfaqja ,,Vogëlushi Peca dhe ujku” në realizimin e kvintetit të filharmonisë së Beogradit dhe në bashkëpunim me artistin/naratorin do paraqitet më 11 qershorë të vitit 2009 në organizimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc në ora 10.00 dhe në Shtëpinë e kulturës në Medvegjë në ora 16.00.
READ MOREOptimizëm i përmbajtur pas takimit të kryesisë së Trupit Koordinues.
Takimi i dytë i pas rekonstruimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur në zyret e Trupit Koordinues në Bujanoc.
Takimi i Kryesisë i është dedikuar më tepër zgjidhjes së problemeve kyqe të cilat i preokupojnë këto tri komuna në Sebinë jugore. Vëmendje të veqant u është dhënë formimit të qeverisë multietnike në Bujanoc dhe Preshevë si dhe kyqjen e Shqipëtarëve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë në nivelin lokal.
READ MOREMbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë (ombudsmani republikan) Sasha Jankoviq me zëvendësit dhe me bashkëpunëtorët e tij do të vizitoj Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën më 26 dhe 27 maj të këtij viti, ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe do të bisedojë me qytetarët për problemet që i preokupojnë ata dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve.
READ MOREMbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë Sasha Jankoviq do të vizitojë javën e ardhshme Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, ku me qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal do të bisedojë rreth problemeve që i preokupojnë si dhe rreth realizimit të të drejtave të qytetarëve.
READ MORENë mbledhjen e sotme të Kuvendit të komunës së Preshevës vie deri te ndërrimi i udhëheqjes komunale të cilën e përbënin Partia për Veprin Demokratik (13 këshillëtarë) e Riza Halimit dhe Partia Demokratike Shqipëtare (12 këshillëtarë) të Ragmi Mustafës.
READ MOREKryetari i Trupit Koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq deklaroi dje se me formimin e qeverisë multietnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u vërejt tensioni në atë pjesë të Serbisë. Markoviq në mbledhjen e Këshillit për raporte ndëretnike në të cilën u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc, deklaroi se formimi i qeverisë multietnike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është supozim për një jetë të qetë, punë stabile dhe raporte të mira në këto komuna.
READ MORE