LLOZNICË– Nën organizimin e qendrës së Lloznicës për kulturë ,,Vuk Karaxhiq’’, prej 19 e deri më 23 maj në Trshiq dhe Lloznicë do të mbahet ,,Vukov Sabori’’ i 39-ti me radhë. Në ditën e hapjes së manifestimit, në shtëpinë e kulturës koncert solistik do të mbajë Momir Novakoviq, kampion botërorë në harmonikë. Në festivalin e nxënësve të 39 me radhë të ,,Vukov Sabor-it’’, do të marrin pjesë fëmijët nga Presheva dhe Bujanoci të cilët do të japin çfaqjen me titull ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Edhe këtë herë nuk do të mungojë defilimi i pjesëmarrësve përgjatë rrugëve të Lloznicës si dhe koncertet e ansamblave folklorike si dhe punëtorive artistike.
READ MORESË BASHKU T’I ZGJIMIN PROBLEMET NË ARSIM
Bujanoc, Preshevë – Pas vizitës së parë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi Shpëtim Qaushi ka shprehur gatishmërinë që ,,shteti i tijë t’i ndihmojë Qeverisë së Serbisë në zgjidhjen e problemeve në arsim’’.
READ MOREBANKA EKONOMIKE BEOGRAD: BUJANOCIT MJETE FINANSIARE PËR INVESTIME
Në suaza të nxitjes së bashkëpunimit në mes sektorit privat dhe atij publik, banka Ekonomike Beograd dhe USAID përmes programit ,,Programi i stimulimit për zhvillim ekonomik të komunave’’ kanë dhënë shpërblimin komunës së Bujanocit si më të mirën në garimin ,,Investoni në Serbi 2010’’ në kategorinë ,,Projekti më i mirëi i partneritetit’’.
READ MOREPërfaqësuesit e pakicës shqipëtare të Sebisë jugore mbështesin procedurën hetimore të ndjekjes penale kundër krimeve të luftës
Vranjë, Bujanoc, Preshevë – ,,Aksionin të cilin e ka ndërmarrë Prokuroria për krime të luftës në lidhje me varresat masive të Shqipëtarëve në rrethin e Rashkës, është lajmi më i mirë që e kemi ndëgjuar në këto vitet e fundit’’ ka thënë Skënder Destani, kryetarë i Unionin Demokratik të Luginës nga Presheva.
READ MOREUnioni Europian nga programi i sajë për mbështetjen e pushteteve lokale dhe sipërmarrjeve komunale do të finansoj me 14 milionë euro ndërtimin e sistemit të ujësjellësit të përbashkët për regjionin më të gjerë të rrethinës së Vranjës nga akumulacioni ,,Crvonek’’ i Vranjska Banjës. Kështuqë, përpos qytetit të Vranjës me rrethinë, ujë të pijshëm do të sigurojë Vranjska Banja, Bujanoci dhe Presheva. Suma e përgjithshme e këtijë projekti do të kushtojë 34 milionë. Qeveria e Republikës së Serbisë së bashku me pushtetet lokale të Vrenjës, Bujanocit dhe Preshevës do të sigurojë 20 milonë euro.
READ MOREKëtë vitë 40 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u kanë dërguar ankesa shërbimit profesional të Ombudspersonit republikan për punën e joprofesionale të punëtorëve të pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale.
Mbrojtësi republikan i qytetarëve Sasha Jankoviq tha se, për këtë numër të vogël ankesash në Sebinë jugore është informimi jo i mjaftueshëm i qytetarëve dhe largësia nga institucionet republikane, e jo arsyeja që nuk kanë probleme, dhe se për ate është e patjetërsueshme promovimi i kontakteve me qytetarë.
READ MORETë enjten më 30 prill në Leskoc është mbajtur Programi i i bordit drejtues të programit për mbajtjen e paqes dhe zhvillimi inkluziv. Ky program intersektor nënkupton avancimin e të gjitha segmenteve të jetës në regjionin e Jablanicës dhe Pçinjës.
READ MORETë enjten më 29 prill është hapur trafostacioni në suaza të zonës industriale ,,Sektori 6’’ në Bujanoc. Trafostacionin e shpalli të hapur drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Nenad Gjurgjeviq, ambasadorja e SHBA-ve në Beograd Meri Vorlik dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
READ MOREAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Meri Vorlik deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë, posaqërisht në infrastrukturë dhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturë, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Meri Vorlik pas bisedës me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Vranjë.
READ MOREManifestimi i nxënësve ,,Vukov Sabor’’ do të mbahet në Loznicë dhe Tërzhiq prej 19 deri më 23 maj, kanë lajmëruar nga Qendra për kulturë ,,Vuk Karaxhiq’’, nga Looznica, i cili edhe është organizatorë i këtijë manifestimi. Mysafir të këtijë manifestimi do të jenë të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, të cilët më 21 maj do të paraqiten me çfaqjen teatrale ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’.
READ MORESipas fjalëve të ambasasdorit të Britanisë së madhe në Serbi Stiven Vortsvortit, në komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, në të cilat Serbia, BE dhe USAID-i Amerikan kanë investuar gjithsej 100 milionë dollarë, ’’një kohë të gjatë nuk është investuar për arsye se njerëzit nuk flitnin në mes veti, ndërsa gjendja në vitet e fundit është përmirësuar dukshëm’’.
READ MOREBeograd Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq dje në forumin me titull ,,Jugu i Serbisë – nga konflikti i ngrirë deri te zgjidhja e qëndrueshme: mundësitë për integrimin afatëgjatë dhe zhvillimi i regjionit’’, deklaroi se në Serbinë jugore egzistojnë probleme dhe se Qeveria dhe Trupi Koordinues nuk rrijnë anash rreth kësaj qështjeje. ,,Jemi shumë largë nga të gjitha konfliktet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
READ MORE