MEDVEGJE – Në shenjë solidariteti me Japonin , kolektivi i shkollës fillore ,,Gornja Jablanica’’ i ka thirrur përmes ambasadës së Japonis fëmijët nga Japonia të cilët kanë mbetur pa shtëpi të vinë në jug të Sërbis tek moshatarët e tyre. Zhivojin Pavloviç, drejtori I shkollës të cilën e ndjekin 400 nxënës, thotë se i ka prekur fort fatkeqësia që i ndodhi Japonezëve dhe se nuk kanë harruar humanizmin e tyre kur para katër viteve i dhuruan 75 mijë euro për rindërtimin dhe pajisjen e mjeteve për shkollën.
READ MOREBujanoc- Një grup prej 16 nxënësve të shkollave të mesme nga Gjermania do të qëndrojë në Bujanoc deri më 23 mars. Ata ua kthejn vizitën nxënësve serb dhe shqiptar të shkollave të mesme të Bujanocit “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” të cilët ishin në qytetit Gjerman Kunzelsau në nëntor të 2010.
READ MORE„International Human Сenter“ nga Presheva organizon kurs të gjuhës serbe për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave të Preshevës. Ata 90, të ndarë në dy grupe nga 45 pjesmarrës ndjekin kursin çdo vikend prej muajit shkurt deri në prill. Mësimi mbahet në hapësirat e shtëpis së kulturës ,,Abdulla Krashnica’’. Pas mbarimit të mësimit të gjithë pjesmarrësve të kursit do ti ndahen çertifikata. Numri I madh I të rinjëve shqiptar të interesuar për mësimin e gjuhës serbe arsyeton faktin e organizimit të këtij kursi. Në të njëjtën kohë është edhe tregues I dëshirës për integrim në rrjedhat sociale.
READ MOREBujanoc – Shaip Kamberi, kryetarë i komunës së Bujanocit deklaroi se Bujanoci bënë pjesë në një grup të vogël komunash në Serbi të cilat kanë përfituar Sertifikatin ose vërtetimin e standardeve të cilat janë të gatshme dhe të përshtashme për investime.
READ MORETrupi Koordinues e ka mbështetur projektin “ Hapa të vegjël për njerz të mëdhenj” të qendrës Rome për demokraci nga Bujanoci. Projekti përfshin 40 nxënes të shkollave të mesme dhe të rinjë të pa punë nga teritori i komunës së Bujanocit dhe Preshevës, për të cilët janë organizuar trajnime rreth sipërmarjeve dhe fillimin e biznesit privat.Trajnimet i kanë udhëhequr trajnues me përvojë të Biznis qendrës inkubator, që njëherit është edhe partner në projekt. Për mes punëtorive dhe ligjeratave, kjo grupë e të rinjëve është njohur me konceptin bazë për fillimin e biznesit të tyre fillestar, kanë arritur të zotërojnë mjeshtrin e të shkruarit të planeve të biznesit, u aftësuan në trajnimet për menaxhment, markenting dhe për shitje.
READ MORENë zhvillimin e Serbisë jugore janë investuar 67,5 milionë euro
Vranjë – Të dhënat e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit në këto tri komuna janë investuar 67,5 milionë euro. Në këtë sumë investimesh nuk janë përfshirë mjetet finansiare joqeveritare, qeveritare dhe organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shumë qeverive të shteteve të ndryshme të cilat janë plasuar në zhvillimin e Serbisë jugore.
READ MOREVIJNË MYSAFIR NGA RUSIA
Leskoc, Banja e Sijarinës – Në banjën e Sijarinës, e cila gjendet afër Medvegjës dhe zonës kufitare me Kosovën, shpresojnë se sezoni i këtijë viti do të jetë shumë i suksesshëm. Drejtori i Qendrës Rehabilituese ,,Gejzir’’ dr. Milorad Babiq tha se interesimi i mysafirëve për qëndrim në këtë banjë gjatë sezonit të dimrit ka qenë i ulët për arsye të kohës së ftohtë.
READ MOREJAVORJA ,,NACIONAL’’ NË GJUHËN SHQIPE
Bujanoc – Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë është sponzorë i javores ,,Nacional’’ në gjuhën shqipe, pilot kopja e cila do të prezentohet sot në Bujanoc. Kjo është një nga progreset e para konkrete të arritura me ndihmën e Këshillit Kombëtarë, deklaroi kryetari i Partisë për Veprim Demolratik Riza Halimi.
READ MOREOrganizata The Future nga Tërnoci i Madh, të enjten e kaluar në Bujanoc ka çfaqur edhe një film në regjinë e tyre. Kësaj radhe Bujanocasit në Shtëpinë e Kulturës ,,Vuk Karaxhiq’’ kanë pasur rastin të përcjellin filmin e tirazhit të gjatë i titulluar ,,Ne apo ata’’, i cili është pjesë i projektit ,,Ne mundemi gjithqka’’. Trupi Koordinues ka ofruar mbështetje për realizimin e këtij projekti.
READ MORENjë grup prej 88 nxënësish të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva, të premten vizitoi Novi Sadin. Vizita është organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe Sekretariati krahinorë i arsimit.
READ MOREE premte, 25. shkurtë 2011. Në holin e Qeverisë së KA të Vojvodinës në ora 13:30 do të organizohet pritja për nxënësit dhe prindërit e tyre nga Bujanoci dhe Presheva të cilët nën organizimin e Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujaoc dhe Medvegjë dhe të Sekretariatit krahinorë për arsim të KA të Vojvodinës, vizitojnë Novi Sadin.
READ MORETë mërkurën, në Bujanoc më 13. shkurt me fillim në ora 12.00 në Press Qendrën e Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të mbahet takimi i grupit Punues për tekstet e arsimit fillorë dhe të mesëm në gjuhën shqipe.
READ MORE