27.03.2026.

Archives




  • SELAKOVIQ: NË MEDVEGJË NUK DO TË NDËRTOHET BURGU

    SELAKOVIQ: NË MEDVEGJË NUK DO TË NDËRTOHET BURGU0

    Leskoc – Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka qëndruar dje në Leskoc, ku ka hapur Zyrën për ekzektumin alternativ të sanskioneve me burg. I lutur që të komentoj njoftimin e kahershëm rreth ndërtimit të burgut në Medvegjë, ministri Selakoviq deklaroi:

    “E mjerueshëm është ai vend në të cilën mendohet se me hapjen e burgjeve mund të ndihmoj në aspektin ekonomik. Medvegja ende është një zonë jo e sigurtë përshkak të vijës administrative mes Kosovës dhe Metohisë dhe zonës së sigurisë tokësore. Në këto zona nuk ndërtohen burgje. A e dini se sa njerëz kanë shkuar nga Medvegja në 20 vitet e fundit? Nuk besoj unë se burgu do t`i kthej ata në Medvegjë".

    READ MORE
  • PUNËTORËT SEZONAL NË VOJVODINË NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

    PUNËTORËT SEZONAL NË VOJVODINË NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA0

    Mëditja edhe deri në 2000 dinarë, sa mund fitojnë punëtorët, nuk është e mjaftueshme që të kalojnë një ditë në fushë. Punët në fushë janë të vështira dhe në mesin 800,000 të papunëve në vendin tonë, për ato punë vendosin të punojnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.

    READ MORE
  • VAZHDOHET HULUMTIMI ARKEOLOGJIK NË RRETHIN E PÇINJËS

    VAZHDOHET HULUMTIMI ARKEOLOGJIK NË RRETHIN E PÇINJËS0

    Bujanoc, Vranjë – Sezoni arkeologjik i punëve do të zhvillohet këtë verë në dy lokacione të rrethit të Pçinjës.

    Arkeologët më 30 korrik kanë vazhduar punët në lokalitetin e Kale Kërshevicës në Bujanoc, nën udhëheqjen e Institutit Arkeologjik të Beogradit, ndëesa nga 15 korriku, reparti për arkeologji i Muzeut Kombëtar të Vranjës do të vazhdoj me realizimin e projektit “Nekproli i të ndjerëve të djegur në periudhën e dominimit romak në territorin e rajonit të Pçinjës” në lokacionin e Utrinës, në fshatin Srednji Dell.

    READ MORE
  • GRUPI MULTIETNIK I VULLNETARËVE NGA JUGU I SERBISË DHE SANXHAKU

    GRUPI MULTIETNIK I VULLNETARËVE NGA JUGU I SERBISË DHE SANXHAKU0

    Në ditët e luftës së madhe kundër përmbytjeve nuk i kemi përcjellur mirë vullnetarët tonë dhe shpëtimtarët, të cilët ishin shumë. Ata kanë ardhur nga vendet urbane dhe rurale, si dhe nga nacionalitetet homogjene dhe të ndryshme.

    READ MORE
  • JUGORËT PIJANECËT MË TË MËDHENJ

    JUGORËT PIJANECËT MË TË MËDHENJ0

    Hulumtimi i fundit rreth përdorimit të alkoolit kanë treguar se banorët e jugut të Serbisë përdorin më së shumti alkoolin për dallim nga banorët tjerë. Kështu që një banor nga jugu mesatarisht në vitë pin 3.274 mililitra 100% të alkoolit, kanë llogaritur ekspertët.

    READ MORE
  • EDHE 16 TEKSTE NË GJUHËN SHQIPE

    EDHE 16 TEKSTE NË GJUHËN SHQIPE0

    Mentor Nuhiu, nënkryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), ka deklaruar në Bujanoc se në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe nga viti i ardhshëm shkollor do të jenë edhe 16 tekste në gjuhën serbe, të cilët janë siguruar me ndërmjetësimin e KNSH dhe Ministrisë së Arsimit.

    READ MORE
  • NË PRESHEVË DHE BUJANOC RRITJA NATYRORE MË E LARTË

    NË PRESHEVË DHE BUJANOC RRITJA NATYRORE MË E LARTË0

    Preshevë dhe Bujanoc – Edhe pse shkalla më e lartë e mortalitetit në komunat e jugut të Serbisë, Presheva dhe Bujanoci janë në mes komunave me rritje natyrore pozitive në Serbi. Në Preshevë rritja natyrore është 4,5 ndërsa në Bujanoc 2,6 %, çka do të thotë se numri i të lindurve është më i madh se numri i të vdekurve gjatë gjithë vitit.

    READ MORE
  • PRESHEVA KA FITUAR PARKUN E INTERNETIT

    PRESHEVA KA FITUAR PARKUN E INTERNETIT0

    Preshevë – Komuna e Preshevës ka fituar internet falas në oborrin para Shtëpisë së Kulturës „Аbdulla Krashnica”. Me këtë mënyrë të internetit falas është mundësuar „surfim” falas për telefona, tabelet dhe kompjutor duke i`u faleminderuar komunës së Preshevës dhe „Telenorin”.

    READ MORE