Bujanoc – Beograd – Kampioni i ri i botës në kategorinë gjysëm të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci i Madh, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Bujanoc – Beograd – Kampioni i ri i botës në kategorinë gjysëm të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci i Madh, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Arifi shprehu respekt, siç tha ai, për “ambasadorin e Tërnocit, Bujanocit dhe të gjithë shqiptarëve”.
“Jam krenar që Shefati na prezantoi në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, tha Arifi.
Më 16 prill, Isufi u bë kampion bote në boks në versionin WBF.
Ai në Mynih mundi pas 12 pikë raundesh boksierin bullgar Grigor Saruhanian.
Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në sheshin e Bujanocit, në organizimin e Komunës.
Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues











