02.01.2026.

EMINA LALIQ, PËRKTHYESE NË PARALELEN E FAKULTETIT EKONOMIK NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 16. November 2016.
  • 52 Views
EMINA LALIQ, PËRKTHYESE NË PARALELEN E FAKULTETIT EKONOMIK NË MEDVEGJË

Medvegjë – Emina Laliq, përkthyese e gjuhës shqipe në paralelen e shpërndar të Fakultetit Ekonomik në Medvegjë, mendon se gratë janë më të kërkuara, rigoroze, delikate dhe më të drejta se meshkujt, si dhe se meshkujt i konsiderojnë femrat si rivale të forta në botën e punës.

Medvegjë – Emina Laliq, përkthyese e gjuhës shqipe në paralelen e shpërndar të Fakultetit Ekonomik në Medvegjë, mendon se gratë janë më të kërkuara, rigoroze, delikate dhe më të drejta se meshkujt, si dhe se meshkujt i konsiderojnë femrat si rivale të forta në botën e punës.

Shqiptarja Emina Laliq është e lindur në Medvegjë, mësimin nga foshnjorja deri në fund të shkollës së mesme e ka kryer në gjuhën serbe, megjithëse shkollat në komunën e Medvegjës janë në dy gjuhë. Bashkëshorti i saj është malazes dhe është koleg i saj.

Thotë se puna e përkthyesit në fakulltet nuk është punë e thjeshte dhe e lehtë, por është punë me përgjegjësi dhe kërkuese, dhe se është dashur kohë që tek studentët të krijoj autoritet. Për të më vështirë është kur janë provimet, kur në njërën anë keni studentin që është shqiptar, në anën tjetër profesorin i cili nuk e din gjuhën shqipe.

„Më herët kam kërkuar që studentët të më japin konceptin e përgjigjeve të tyre për t`i përkthyer, por hasim në problem kur kemi nënpyetje sepse paraqitet dyshimi se unë ndoshta i ndihmoj studentit. Tani kryej përkthim kryesisht simulant. Nganjëherë kam përshtypje se provimi dhe nota e dikujt nvaret nga përkthimi im, sepse është e mjaftueshme që një fjalë gabimisht të përkthehet dhe të bëhet rrëmuja. Atë çka ua them studentëve është që të mësojnë gjuhën serbe, mirëpo edhe gjuhët tjera, sepse njohja e gjuhëve është pasuri e madhe”, thotë Emina. 

Prindërit dhe familja e burrit të Eminës janë krenar me atë se çka punon ajo. 

„Është privilegj që të keni punë në Medvegjë. Unë personalisht dëshiroj që të punoj në profesionin tim, në ndonjë firmë si ekonomiste. Për tani kjo është e pamundshme, sepse këtu nuk ka asnjë kompani. Mbetet që të shpresojmë”, tha Emina.  

Në Medvegjë të rralla çiftet shqiptaro-serbe, posaçërisht pas konfliktit në Kosovë dhe Metohi. Mirëpo, për Eminën dhe burrin e saj nuk ka egzisuar anjë barrierë. çifti është pranuar në të dy komunitetet.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака