30.12.2025.

ZVOGËLOHET NUMRI I ZËDHËNSAVE, NDIHMËSAVE DHE ANTARËVE TË KËSHILLIT KOMUNAL

  • In Lajme
  • 11. March 2019.
  • 45 Views
ZVOGËLOHET NUMRI I ZËDHËNSAVE, NDIHMËSAVE DHE ANTARËVE TË KËSHILLIT KOMUNAL

Bujanoc – Zvogëlimi i numrit të anëtarëve të Këshillit Komunal, ndihmësve të kryetarit të komunës dhe zëvendës kryetarit të Kuvendit,  ndërsa Ditës e Komunës dhe Ombudsmani Lokal, janë të rejat kryesore të miratuara me Statutin e ri të komunës së Bujanocit, i cili është duke pritur pëlqimin e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Akti më i lartë ligjor i vetëqeverisjes lokale, i miratuar nga Këshilli Komunal në seancën e cila u mbajtë ditën e enjte, parashikon që nga 7 anëtarë të Këshillit Komunal në vend të 11, zvogëlimi i numrit të ndihmës kryetarit të komunës nga tre në dy, ndërsa kryetari i ardhshëm i Kuvendit do të ketë një, jo dy zëdhënës sa i ka tani.

Siç ka sqaruar sekretari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Selami Mustafa, këto ndryshime nuk do të ndodhin menjëherë pas miratimit të Statutit të ri në asamblenë lokale, por vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, ndërsa ndryshimet janë të nevojshme për shkak të harmonizimit me Ligjin aktual mbi Vetëqeverisjen Lokale.

Gjëja të cilën mund të fitojnë menjëherë qytetarët e Bujanocit, pasi që Statuti i ri të kaloj procedurën parlamentare e cila pritet të ndodhë menjeherë pas pëlqimit të dokumentit nga ministria përkatëse, është Mbrojtësi Lokal i Qytetarëve.

Sipas sekretarit të KK të Bujanocit, Selami Mustafa, statuti do të përcaktojë gjithashtu Ditën e Komunës  më 9 maj.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka