Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, sot është takuar me udhëheqësit e sapo zgjedhur të komunave Preshevë dhe Bujanoc, ku ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin.

Stankoviq njoftoi kryetarët e komunave rreth aktiviteteteve të Trupit Koordinues në territorin e këtyre komunave, me theks të veçantë ato të vitit të kaluar dhe vitit aktual. Ai i informoi rreth investimeve të Trupit Koordinues në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Stankoviq ka folur edhe rreth projekteve ekonomike, avansimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare, përdorimin e gjuhës dhe shkrimit, mediave si dhe angazhimin e përbashkët të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos në projektin i cili realizohet në territorin e këtyre komunave.
Burimi: Trupi Koordinues