Preshevë – Bujanoc – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, sot është takuar me udhëheqësit e sapo zgjedhur të komunave Preshevë dhe Bujanoc, ku ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin. Në takime është biseduar rreth projekteve aktuale dhe programet e planifikuara për këtë vit.

Shqiprim Arifi “njeriu i parë” i Preshevës, ka theksuar se ndërtimi i zonën industriale dhe hapja e vendeve të reja të punës janë prioritet për këtë vetqeverisje lokale, dhe se është i interesuar për zgjidhjen e problemeve të Preshevës në bashkëpunim me të gjithë bashkëbiseduesit relevantë. Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se do ta përkrah Arifin në realizimin e projekteve të planifikuara.

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit ka paralajmruar investime më të mëdha në bujqësi, ndërsa rreth prioriteteve tjera do të shqyrtohet në seancat e parlamentit lokal, si dhe pas miratimit të planit të investimeve kapitale.
Arifi dhe Kamberi, si një ndër temat më të rëndësishme kanë theksuar çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Zoran Stankoviq ka theksuar se Ministria e Arsimit, sipas procedurës së paraparë ligjore, ka miratuar katër tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë amtare në shkollat e mesme në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, duke shtuar se Trupi Koordinues do të vazhdojë përkushtimin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve nga fusha e arsimit, në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë përkatëse.
Burimi: Trupi Koordinues