Medvegjë – Për qëllim të promovimit të potencialeve turistike të komunës së Medvegjës, Organizata Turistike e komunës së Medvegjës vikendin e kaluar ka organizuar Xhipiadën “Medvegja 2017 – nga Petrovci deri Mërkovnjski Vis”.

Qëllimi i këtij manifestimi ka qenë edhe për t`i treguar kompetentëve për zhvillimin e dobët të infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Medvegjës.
Në fund të rrugës, pas vizitës në Mërkonjska Visa dhe Ujëvarës së Gjorovit, për të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Xhipiadës, është organizuar drekë solemne në hapësirat e shkollës në Petril.
Pjesëmarrësit e këtij manifestimi kanë qenë të obliguar që vet të sigurojnë derivatet për automjetet e tyre, ndërsa OT e Medvegjës ka siguruar shuajtje, pijet freskuese dhe drekë.
Organizatori i kësaj xhipiadeje ka qenë Organizata Turistike e komunës së Medvegjës, ndërsa sponsor i këtij manifestimi komuna e Medvegjës.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues