29.12.2025.

XHAZ KONCERTI NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 20. October 2014.
  • 39 Views
XHAZ KONCERTI NË BUJANOC

Bujanoc – Në kuadër të aktiviteteve përfundimtare të projektit „Xhazi – Shprehje multikulturore“, në sallën e Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karaxhiq“ në Bujanoc është mbajtur koncerti i orkestrës rinore të xhazit nga jugu i Serbisë.

Bujanoc – Në kuadër të aktiviteteve përfundimtare të projektit „Xhazi – Shprehje multikulturore“, në sallën e Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karaxhiq“ në Bujanoc është mbajtur koncerti i orkestrës rinore të xhazit nga jugu i Serbisë.

Projektin e realizojnë Fondacioni i Nishvillit, Shkolla e Muzikës së Nishit dhe shkolla muzikore “Stanisllav Biniçki” nga Leskoci, ndërsa sponzorues i projektit është Delegacioni i EU-së në Serbi, me ndihmën e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Zyrës për Bashkëpunim me Shoqërinë civile të Qeverisë së Serbisë.

Rreth pesëdhjetë muzicient të rinj të nacionalitetit serb, rom, shqiptar dhe bullgar në mënyrë të shkëlqyer janë paraqitur në Bujanocin multinacional, ndërsa duartrokitjet ndaj orkestrës rinore të xhazit kanë konfirmuar vlershmërinë e këtij projekti, mirëpo edhe faktin se për këso koncerte egziston interesim i madh, veçanarisht në ato mjediset në të cilat ku këso përmbatje kulturore janë shumë të rralla.

Programi dyorësh ka përfshirë mini koncerte të grupeve muzikore nga qytetet të cilët janë të kyçur në projekt, siç është Nishi, Leskoci, Vlladiçin Hani, Bosilegradi, Vraja dhe Bujanoci. Pastaj ka vazhduar paraqitja e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve të projektit, gjat së cilës janë realizuar tri kompozime në vijim: :“Ëatermelon Man”, “Ëhen the Saints Go Marchinin’in” dhe “Nisville Jubilation”.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака