28.12.2025.

U PROMOVUA DORACAKU PËR KËSHILLTARËT E PUNËSIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

  • In Lajme
  • 4. May 2020.
  • 34 Views
U PROMOVUA DORACAKU PËR KËSHILLTARËT E PUNËSIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Ekipi për përfshirje sociale dhe zvogëlimin e varfërisë i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Forumi i Rinisë me Aftësi të Kufizuara në bashkëpunim me Shërbimin Nacional për Punësim (SHNP) kanë realizuar një iniciativë të përbashkët në vitin 2019 dhe kanë përgatitur një Doracak për Këshilltarët e Punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Iniciativa kishte për qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë sistematike të procedurave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Baza e këtij bashkëpunimi është rezultat i testimit në praktikë procedurave gjithëpërfshirëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara të kryera nga Forumi i Rinisë me Aftësi të Kufizuara në kuadër të projektit "Praktika e Punës për Personat e Rinj me Aftësi të Kufizuara". Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë “Me dituri deri tek puna”i zbatuar nga Ekipi për përfshirje sociale dhe zvogëlimin e varfërisë me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.

Qëllimi kryesor i këtij doracaku është të sigurojë udhëzime për të punuar me persona me aftësi të kufizuara për këshilltarët e punësimit të personave me aftësi të kufizuara që punojnë në Shërbimin Nacional për Punësim.Doracaku ofron një numër këshilla dhe rekomandime praktike për komunikim me personat me aftësi të kufizuara që janë në kërkim të punës, si dhe udhëzime për zhvillimin e një plani individual të punësimit dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në përgatitjen e tij. Për më tepër, doracaku ofron udhëzime për punëdhënësit në lidhje me krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës të punës dhe përshtatjen e vendeve të punës për personat me aftësi të kufizuara.

Doracaku për këshilltarët e punësimit të personave me aftësi të kufizuara është në dispozicion në

http://socijalnoukljucivanje.gov.rs/wp-content/uploads/2020/04/Smernice_za_savetodavni_rad_sa_osobama_sa_invaliditetom_u_procesu_zaposljavanja.pdf

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka