Medvegjë – Organizata Turistike e Komunës së Medvegjës edhe këtë vit organizon turneun në basketboll “Medvegja 2017”.
Medvegjë – Organizata Turistike e Komunës së Medvegjës edhe këtë vit organizon turneun në basketboll “Medvegja 2017”.
Ekipet mund të paraqiten për pjesëmarrje në turne në hapësirat e Organizatës Turistike në Medvegjë, në hapësirat e Federatës Sportive të komunës së Medvegjës dhe në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës në Medvegjë deri më 15 gusht 2017, deri në ora 15.
Shorti i ekipeve do të organizohet pas përfundimit të ekipeve të paraqitura. Ndeshjet do të luhen në terrenin sportive tek çerdhja e fëmijëve “Rinia”. Pjesëmarrja për një ekip është 1000,00 DIN.
Shpërblimi për vendin e parë në turne është 20.000,00 DIN, për të dytin 15.000,00 DIN dhe për të tretin 5.000,00 din.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues











