Bujanoc – Beograd – Ndihmë të njëherëshme financiare për shpenzimet e udhëtimit do të marrin 529 nxënës nga disa fshatra të komunës së Bujanocit, të cilët vijojnë shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë.

Paratë për shpenzimet e udhëtimit janë siguruar nga Trupi koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe studentëve do t'u kompensohet 45 për qind e vlerës së biletës mujore të paguara nga transportuesi i autorizuar.
Shuma më e lartë do të jepet për nxënësit e shkollave të mesme që udhëtojnë në linjën Muhovc – Bujanoc 11.880 dinarë dhe Kosharno – Preshevë 11.088 dinarë.
Nxënësit nga Tërnoci i Madh, Rakovec, Lopardinec dhe Zhuzheljic kanë shpenzimet më të ulëta të transportit për në shkollat e Bujanocit dhe atyre u takojnë 3.168 dinarë.
Në konkurs theksohet se ndihma e njëhershme paguhet për muajt nëntor dhe dhjetor.
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues