Bujanoc, Vrajë – Ministri i arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka urdhëruar mbikqyrje urgjente të jashtëzakonshme të realizimit të semimaturës në shkollat të cilat kishte rezultate të dyshimta në testet e gjuhës serbe, përkatësisht gjuhës amtare, matematikë dhe testin e kombinuar.
Bujanoc, Vrajë – Ministri i arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka urdhëruar mbikqyrje urgjente të jashtëzakonshme të realizimit të semimaturës në shkollat të cilat kishte rezultate të dyshimta në testet e gjuhës serbe, përkatësisht gjuhës amtare, matematikë dhe testin e kombinuar.
Këshilltari arsimor nga administratat shkollore të paparaqitura kanë arritur në 28 shkollat fillore të rrethit të Pçinjës, Rashkës dhe Nishavës, dhe me vete kanë bartur dokumentacionin mbi provimin final. Të gjitha testet dhe raportet janë në Entin për Vlerësim të Kualitetit të Arsimit, i cili analizon testet e nxënësve.
“Ende nuk mundemi të zbulojmë detajet, sepse nuk kemi kryer analizën, por deri të premten do të kryejmë kontrollimin, ndërsa sëshpejti do ta dërgojmë raportin e kompletuar të Ministrisë së Arsimit, prej të cilëve kemi marrë edhe listën e shkollave të cilat duhet t`i kontrollojmë”, tha Dragana Stanojeviq, udhëheqëse e Qendrës për Provime të Entit për Vlerësimin e Kualitetit të Arsimit dhe Edukimit.
Në kontrollim janë testet e disa shkollave fillore në Bujanoc, Vrajë, Novi Pazar, Prokuple, Surdulicë, Nish, Vlladiçin Han, Tërgovishtë dhe në disa vende. Në shkollat e diskuteshmë të devijimit janë qenë disa poena më lart nga mesatarja republikane. Përshembull, në Rrethin Pçinjës, numri mesatar i pikëve në 12 shkolla të diskuteshme është 22,78 nga numri maksimal 30, ndërsa mesatarja në nivelin e tërë Serbisë 17,63. Joreale rezultate më të mira në këto shkolla kanë arritur nxënësit edhe për dallim me vlerësimin të cilat janë kryer në fund të klasës së gjashtë, shtatë dhe tetë.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues











