02.01.2026.

TEKSTET SHKOLLORE PËR NXËNËSIT NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

  • In Lajme
  • 6. February 2017.
  • 34 Views
TEKSTET SHKOLLORE PËR NXËNËSIT NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA

Bujanoc – Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, ka deklaruar se filloristët në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët mësimin e vijojnë në gjuhën shqipe, vetëm se e përdorin abetaren dhe tekstet për gjuhë shqipe të cilat botohen në Tiranë, por mungojnë tekstet për lëndët tjera.

Hasani ka thënë se tekstet nga Shqipëria përdoren në shkollat e këtyre tri komunave në jugun e Serbisë, në bazë të marrëveshjes së ministrive të arsimit të Serbisë dhe Shqipërisë.

„Egziston marrëveshja përmbajtësore për të gjitha tekstet shkollore për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në komunat e jugut të Serbisë të sigurohen nga Shqipëria, por rreth kësaj për tani nuk është arritur marrëveshja në mes të ministrive të arsimit të dy vendeve përshkak të dallimit në sistemin arsimor”, tha Hasani.

Ai theksoi se rreth kësaj teme është biseduar të enjtën në Tiranë, me ministreshën e arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

„Ministria e Arsimit të Shqipërisë është në gjendje të siguroj të gjitha tekset shkollore të nevojshme në gjuhën shqipe, por problem është se në Shqipëri plani dhe programi mësimor nuk përshtatet me planin dhe programin e Serbisë. Për këtë këta tekste shkollore nuk mund të përdoren në shkollat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, tha Hasani.

Sipas fjalëve të tij, gjatë mësimit përdoret abetarja e cila është botuar në Shqipëri, ndërsa e cila në disa pjesë të vogla është përshtatur për nxënësit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 „Ashtu që të shfrytëzohen të njejtat tekste shkollore, është e nevojshme që plani mësimor në të dyja vendet të përshtatet të paktën 70 deri 80 përqind, gjë që nuk është kështu. Në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, më kanë thënë se propozimi i tyre është që të përkthehen në gjuhën shqipe tekstet mësimore të cilat përdoren në Serbi”, tha Hasani.

Burimi: Beta, N1 dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака